ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Xhamia e Plumbit, 4 ditë pas 19 vjetorit të rihapjes…

(Shkodër, më 20 nëntor 2009)  

Ditën e xhuma, më 20 nëntor 2009, së bashku me disa besimtarë të xhamisë së Tophanës, shkuam të shihnim nga afër gjendjen e xhamisë së Plumbit, 4 ditë pas 19 vjetorit të rihapjes së saj, 5 ditë pas tubimit në të cilin u bëmë thirrje institucioneve neglizhente me gjendjen e saj, për zgjidhjen e problemit të saj.
Atje, kishte mbërritur edhe Haxhi Faik Hoxha, thirrësi islam Lavdrim Hamja (imam/hatib i xhamisë së Medresesë), besimtarë e dashamirë, që njësoj si ne kishin ardhur për të parë se në çfarë gjendje ndodhet xhamia e muslimanëve shqiptarë.
Fatmirësisht, zëri ynë nuk kishte rënë në veshë të shurdhër. Imami i xhamisë, h. Mithat Myftija, na tregoi se kishte nisur puna për risistemimin e njërit prej kanaleve kulluese të kësaj xhamie. Megjithëse ky veprim është shumë modest, duhet falënderuar dhe konsideruar si një përpjekje pozitive për ta zgjidhur problemin e madh të kësaj xhamie të lashtë, që nuk mbyllet thjesht me hapjen e një kanali!
Pa dyshim që ne do të vazhdojmë ta ngremë zërin edhe më tej për hallin e kësaj xhamie. Do ta bëjmë këtë sepse e kemi obligim ndaj xhamisë tonë. Do ta bëjmë, sepse jemi bijtë e kësaj xhamie dhe e kemi për detyrë fetare dhe kombëtare njëkohësisht, t’i dalim për zot asaj. Pengesat janë të shumta, s’ka dyshim për këtë! E vumë re edhe në ditën e tubimit tonë, kur persona konkretë u afruan për të bërë presion mbi besimtarët që të mos mblidheshin për të lobuar në të mirë të xhamisë së tyre! E vumë re edhe nga telefonatat e paturpshme që kërcënuan imamë të ndryshëm për “pushim nga puna” nëse do i bashkoheshin këtij tubimi! Eprorë, thellësisht të hutuar e të përhumbur në vorbullat e gabimeve të trashëguara nga papërgjegjshmëria e ditëve, e bënë një gjë të tillë! Nuk është hera e parë! Turp për ta!
Këtë të xhuma, xhamia e Plumbit, dukej se lëngonte më pak. Dukej më mirë. Namazi i xhumasë ishte falur, ndonëse në kushte shumë të papërshtatshme.
Sot, Xhamia e Plumbit shpreson, ashtu sikurse ne, që në një ditë të afërme, njerëz me besim, qytetari e kurajo legjitime, t’i kthejnë asaj prestigjin që i takon, borxhin e viteve të tëra të lënë në harresë!


Imam Muhamed Sytari
 


Shih në youtube:
http://www.youtube.com/watch?v=rn1ET42FayQ&feature=channel
http://www.youtube.com/watch?v=Kx8X1a8DJGE&feature=channel
 

 
Xhamia e Plumbit, 4 ditë pas 19 vjetorit të rihapjes…
Xhamia e Plumbit, 4 ditë pas 19 vjetorit të rihapjes…
Xhamia e Plumbit, 4 ditë pas 19 vjetorit të rihapjes…
Xhamia e Plumbit, 4 ditë pas 19 vjetorit të rihapjes…
Xhamia e Plumbit, 4 ditë pas 19 vjetorit të rihapjes…
Xhamia e Plumbit, 4 ditë pas 19 vjetorit të rihapjes…