ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Xhamisё sё Beni Ummejes...

(Kushtuar xhamisë Beni Ummeje, Damask, Siri)


Keltёt pёr faltore,


            kishё pёr tё krishterёt,


nё krahё tё historisё,


            pёrjetёsohesh xhami!


“All-llahu ekber”!


            ёmbёl nga minaret,


e larta-bardhёsi,


            tё Damaskut-dritё,


zёri i teuhidit,


            vallёzon me flladet!


“Umejje”, emёr lavdi,


            thirresh, sjell madhёshti,


vitesh, shekujsh, emrash,


            krenari, forcё... histori!


Me pёllumba drite,


            u fala, nё prehrin Tёnd.


Mё fale paqё, dritё,


            copa historie, mirёsie!


 

Imam Muhamed Sytari