(Shkodër, më
20 nëntor 2009)
Ditën e xhuma, më 20 nëntor
2009, së bashku me disa besimtarë të xhamisë së
Tophanës, shkuam të shihnim nga afër gjendjen e
xhamisë së Plumbit, 4 ditë pas 19 vjetorit të
rihapjes së saj, 5 ditë pas tubimit në të cilin u
bëmë thirrje institucioneve neglizhente me gjendjen
e saj, për zgjidhjen e problemit të saj.
Atje, kishte mbërritur edhe Haxhi Faik Hoxha,
thirrësi islam Lavdrim Hamja (imam/hatib i xhamisë
së Medresesë), besimtarë e dashamirë, që njësoj si
ne kishin ardhur për të parë se në çfarë gjendje
ndodhet xhamia e muslimanëve shqiptarë.
Fatmirësisht, zëri ynë nuk kishte rënë në veshë të
shurdhër. Imami i xhamisë, h. Mithat Myftija, na
tregoi se kishte nisur puna për risistemimin...
Lexo më tepër
22.11.09
(Shkodër, më 15 nëntor
2009)
Besimtarë të shumtë muslimanë janë
mbledhur pasdrekën e sotme, më 15 nëntor 2009, në
oborrin e përmbytur të xhamisë së Plumbit, në përkujtim
të 19 vjetorit të rihapjes së saj. Më 16 nëntor 1990, me
qindra mijëra besimtarë morën pjesë në rihapjen e
xhamisë së Plumbit duke sinjalizuar në këtë mënyrë
rënien e sistemit ateist që drejtonte në Shqipëri.
Asokohe, nën drejtimin e Hafiz Sabri Koçit, besimtarët
muslimanë shqiptarë kryen ritualet e para të namazit, të
lirë nga përndjekja politike, nga presionet ateiste, nga
dhuna femohuese e atyre viteve dhe njerëzve të saj.
Imam Muhamed Sytari, ka folur mbi
domosdoshmërinë e angazhimit të secilit prej të
pranishëmve për të ngritur zërin për hallet e xhamisë së
Plumbit. Ai nuk ka lënë pa përmendur përgjegjësinë e
drejtuesve të institucioneve fetare dhe politike për
gjendjen e mjerueshme të kësaj xhamie.
Lexo më tepër
15.11.09
(Shkodër,
më 13 nëntor 2009)
“Edhe komunistët dikur, kanë vepruar
në këtë mënyrë me objektet e fesë tonë, si drejtuesit e
institucioneve tona sot! Asnjë tolerancë dhe frymë
bashkëjetese me këta njerëz që i janë dorëzuar Iblisit
të mallkuar kundër fesë, kundër besimit, kundër dritës!
Teksa shohim sot Xhaminë e Plumbit në këtë gjendje të
mjerueshme, nuk ka sesi të ndjejmë respekt dhe nderim
për këta drejtues të paaftë e provincial, thellësisht
provincial që na drejtojnë! Realiteti i Xhamisë tonë sot
është ky që është, sepse ne kemi vdekur! Po, po, kemi
vdekur dhe nuk dëgjohet as zëri, as shpirti, as zemra as
lëvizja, as ndjenja, as përkatësia, asgjë prej asgjëje,
prej nesh! Ne jemi muslimanë dhe nuk mund të lejojmë të
mashtrohemi me një sofër iftari, as me një vizitë për
Bajram, ku në vend të urimit për Festën tonë urohemi për
bashkëjetesën tonë si komb? E kuptoni sa paradoksal
është ky realitet?! 16 nëntori i vitit 1990,
Lexo më tepër
13.11.09
(Me
dashuri dhe përulje për Xhaminë e Plumbit, Shkodër -
Simbol i Islamit në Shqipëri
)
E dashura ime e përvuajtur,
Kjo është letra ime e dytë që po të shkruaj që atë
ditë që të vizitova. Të më falësh, por "familjarët"
e tu, letrën e parë ma flakën tutje, siç duket s'u
pëlqeu, sepse i kritikoja që të kishin lënë pas dore.
Por unë sërish po të shkruaj…
Erdha para pak ditësh dhe të vizitova. Të gjeta mos
më keq dhe u lëndova shumë.
Askush s'qënka kujdesur për ty, virgjëreshë
shekullore.
Përse paskan neglizhuar kaq shumë me bukurinë dhe
hijeshinë tënde, Zoti i faltë?
Të paskan lënë kaq shumë pas dore. Qënke mbytur në
lotët e tu margaritarë, në lotët e dëshpërimit,
mërzisë e pesimizmit. Ke të drejtë. (Isha në
minberin e xhumasë, në xhaminë tënde, kur një grup
bretkosash me "poteren" e tyre më ndaluan. Me siguri,
po i luteshin Zotit në atë orë të begatë për ty dhe
mjerimin tënd të dukshëm. Luteshin me zë të lartë!
Amin!)
Lexo më tepër
11.11.09
(Shkodër, më 8 nëntor
2009)
Vazhdon të thellohet dita-ditës
gropa e neglizhencës institucionale ndaj Xhamisë së
Plumbit, një ndër objektet e kultit më të
rëndësishme islame në vendin tonë.
Pas shirave të ditëve të fundit, ajo ka përfunduar
sërish e mbytur nga reshjet dhe mungesa e
ndërhyrjeve të domosdoshme për shpëtimin e saj.
Në një intervistë të dhënë për Tv1 Channel, Imam
Muhamed Sytari ka fajësuar Bashkinë Shkodër dhe
kryetarin e saj, IMK Shkodër dhe institucionin
përgjegjës për Xhaminë e Plumbit për mosangazhim dhe
nëpërkëmbje të theksuar të realitetit të saj.
“Muslimanët duhet ta ngrijnë zërin e tyre më tepër
për këtë xhami me vlera. Kryetari i Bashkisë Shkodër,
duhet të hedhë sytë edhe nga kjo zonë,
Lexo më tepër
08.11.09
(Shkodër,
15 dhjetor 2008)
(Vëzhgim)
Sot pasdite shkova të vizitoj xhaminë e Plumbit,
pasi ditë më parë në faqet e gazetës së myftinisë
Shkodër, lexova se paska nisur një fazë e re për
meremetimin e saj. Pa dyshim u gëzova, pas atij
lajmi, në faqet e “Udhës Islame”.
Pamja e parë me të cilën u përballën sytë e mi,
ishte po ajo pamje që për shumë vite me rreshje shiu,
na kanë parë sytë, as më pak e as më shumë: Xhamia e
Plumbit e mbytur nga lotët e qiellit! Përveç saj,
disa skela në fasadën ballore të xhamisë e ca shenja
mbi muret e saj, tregonin për fillimin e kësaj faze.
Ca fëmijë që kalonin aty rrotull, tregonin se: “Muret
e xhamisë i kruajnë me tel”,
Lexo
më tepër
15.12.08