Header image

 Home ] Up ]                 

Home
Up
Nė gjurmėt...
Prezantim
Opinione
Intervista
Tophana
Thirrja Islame
Arkivi
Arabic

 

Thenie

Thotė Profeti Muhammed (a.s)…

Pėrzgjodhi, pėrktheu nga arabishtja

 dhe pėrshtati nė shqip 

Muhamed Sytari, thirrės islam

 

 

 

  • "A t'ju tregoj pėr adhurimin mė tė lehtė dhe mė tė papėrfillshėm pėr trupin? Heshtja dhe morali i mirė".[1]

  • "A t'ju tregoj pėr mė tė fortin ndėr ju? Ai qė e zotėron veten kur nervozohet".[2]

  • "Agjėrimi dhe Kur'ani i ndėrmjetėsojnė robit tek All- llahu ditėn e gjykimit. Agjėrimi thotė: O Zot, unė ia ndalova ushqimin dhe epshet gjatė gjithė ditės, prandaj mė prano mua pėr tė! Ndėrsa Kur'ani thotė: O Zot unė ia ndalova gjumin gjatė natės, prandaj mė prano mua pėr tė dhe i ndėrmjetėsojnė".[3]

  • "Agjėrimi ėshtė gjysma e durimit".[4]

  • "Agjėrimi ėshtė mburojė nga dėnimi i All- llahut".[5]

  • "Agjėrimi ėshtė mburojė, nėse nuk prishet me gėnjeshtra apo duke marrė nėpėr gojė tė tjerėt".[6]

  • "Agjėro sepse nuk ka si agjėrimi".[7]

  • "Ai qė merr pėrsipėr tė mos kėrkojė nga njerėzit, marr pėrsipėr tė jetė prej banorėve tė xhennetit".[8]

  • "Arma mė e fortė e besimtarit ėshtė durimi dhe lutja".[9]

  • "Ata qė duhen vetėm pėr hatrin e All- llahut, do ulen nė karriga prej smeraldi, ditėn e Kijametit".[10]

  • "Atė qė e fsheh diturinė e mallkon ēdo gjė, edhe balenat nė det e zogjtė nė qiell".[11]

  • "Atyre qė mblidhen pėr tė pėrmendur All- llahun, u zbret qetėsia, i rrethojnė melaiket, i mbulon mėshira dhe i pėrmend All- llahu nė Arshin e Tij".[12]

  • "Besimtari ėshtė pasqyrė e besimtarit".[13]

  • "Besimtari, prej robėve tė Zotit, nuk bėhet i keq e zullumqar ndaj atij qė urren, as nuk i hyn nė hak atij qė do, as nuk e humbet amanetin, as nuk ka mėri, as nuk shan, as nuk mallkon, e pranon tė vėrtetėn edhe po s'ju kėrkua, ėshtė i bindur me atė qė ka, nuk pretendon atė qė s'ėshtė e tija dhe nuk e kap kopracia kur ėshtė koha pėr tė dhėnė".[14]

  • "Ēdo grua qė vdes duke qenė i shoqi i kėnaqur prej saj, do tė hyjė nė xhennet".[15]

  • "Ēdo musliman pėr muslimanin ėshtė haram: malli i tij, nderi i tij, gjaku i tij dhe i mjafton e keqe muslimanit tė urrejė vėllanė e tij musliman".[16]

  • "Ēelėsat e fshehtėsisė janė pesė dhe nuk i  di askush perveē All- llahut (svt): Askush se di se ēfarė do tė bėhet nesėr perveē All- llahut, askush se di se ēfarė ka nė mitra pėrveē All- llahut, askush se di se kur do tė bėhet kijameti pėrveē All- llahut, asnjeri se di se ku do tė vdesė pėrveē All- llahut dhe askush se di se kur do tė bjerė shi pėrveē All- llahut".[17]

  • "Ēelėsi i xhennetit ėshtė namazi dhe ēelėsi i namazit ėshtė pastėrtia".[18]

  • "Dijetarėt janė besnikėt e All- llahut nė robėt e Tij".[19]

  • "Fjalėt mė tė mira janė katėr: Subhanall- llah, Elhamdu lil- lah, La ilahe il- lall- llah dhe All- llahu ekber".[20]

  • "Gjėja mė e mirė qė i ėshtė dhėnė njeriut ėshtė morali i mirė".[21]

  • "Gjėja mė e mirė qė lė njeriu pas vete ėshtė: Njė fėmijė tė mirė qė lutet pėr tė, njė mirėsi e vazhdueshme dhe dija nga e cila pėrfiton dikush pas tij".[22]

  • "Habitem me atė qė kėrkon kėtė botė ndėrkohė qė vdekja e kėrkon atė, habitem me tė hutuarin ndėrkohė qė All- llahu nuk ėshtė i hutuar pėr punėt e tija, habitem me atė qė qesh me tė madhe ndėrkohė qė se di se a ėshtė hidhėruar All- llahu me tė apo jo".[23]

  • "Habitem me muslimanin: Kur e kaplon ndonjė e keqe duron, ndėrsa kur e kaplon ndonjė e mirė e falenderon All- llahun. Muslimani shpėrblehet pėr ēdo gjė, deri edhe pėr kafshatėn qė e ngre deri nė gojėn e tij".[24]

  • "I lumi ai qė ėshtė udhėzuar nė Islam, jetesa e tij ėshtė e mjaftueshme dhe ai ėshtė i kėnaqur me kėtė".[25]



[1] Transmetuar nga Ibn Ebi Dunja nga Safvan ibni Selim (mursel).

[2] Transmetuar nga Tabaraniu nga Enesi (r.a).

[3] Transmetuar nga Ahmedi, Tabaraniu, Hakimi dhe Bejhakiu nga Ibni Amr (r.a).

[4] Transmetuar nga Ibni Maxhe nga Ebu Hurejra (r.a).

[5] Transmetuar nga Bejhakiu nga Osman Ibn Ebil As (r.a).

[6] Transmetuar nga Tabaraniu nga Ebu Hurejra (r.a).

[7] Transmetuar nga Ahmedi, Nesaiu, Ibni Hibbani dhe Hakimi nga Ebu Umame (r.a).

[8] Transmetuar nga Ebu Davudi dhe Hakimi nga Thoubani (r.a).

[9] Transmetuar nga Dejlemiu  nga Ibni Abasi (r.a).

[10] Transmetuar nga Tabaraniu nga Ebu Ejjubi (r.a).

[11] Transmetuar nga Ibnul Xheuzi nga Ebu Saidi (r.a).

[12] Transmetuar nga Ebu Nuajm  nga Ebu Hurejra & Ebu Saidi (r. anhuma).

[13] Transmetuar nga Tabaraniu nga Enesi (r.a).

[14] Transmetuar nga Hakimi nga Xhundub ibni Abdil-lah (r.a).

[15] Transmetuar nga Tirmidhiu, Ibni Maxhe dhe Hakimi nga Um Seleme (r.a).

[16] Transmetuar nga Ebu Davudi dhe Ibni Maxhe nga Ebu Hurejra (r.a).

[17] Transmetuar nga Bukhariu dhe Ahmedi  nga Ibni Omeri (r.a).

[18] Transmetuar nga Ahmedi dhe Bejhekiu  nga Xhabiri (r.a).

[19] Transmetuar nga Kuda'i dhe Ibni Asakir nga Enesi (r.a).

[20] Transmetuar nga Dejlemiu Ebu Hurejra (r.a).

[21] Transmetuar nga Ahmedi, Nesaiu, Ibni Maxhe dhe Hakimi nga Usama ibn Shurejk (r.a).

[22] Transmetuar nga Ibni Maxhe dhe Ibni Hibbani nga Ebu Kutade (r.a).

[23] Transmetuar nga Ibn Adij dhe Bejhakiu nga Ibni Mes'udi (r.a).

[24] Transmetuar nga Tajalisi dhe Bejhakiu nga Sa'di (r.a).

[25] Transmetuar nga Tirmidhiu, Ibni Hibbani dhe Hakimi nga Fudale ibni Ubejd (r.a).

 


© 2007 www.muhamedsytari.com

Publikimi i parë, më 15 qershor 2007

 

Arabic - عربي

100 hadithe nga Profeti Muhammed (a.s.)