Vrapim drejt të Dashurit...
(sipas
mënyrës perse të thurrjes së vargjeve, pyetje-përgjigjes) )
Mevlana Xhelaludin Rumiu
Tha: Kush
është në derë?
Thashë:
Robi Yt i përvuajtur.
Tha: Çfarë
kërkon?
Thashë: Të të
jap selam o i Madhëruar.
Tha: Po deri
kur do të më ndjekësh nga pas?
Thashë: Derisa
të më ftosh!
Tha: Po deri
kur do të vazhdosh të mekesh?
Thashë: Deri në
kijamet! Unë pretendoj dashurinë dhe betohem për të se në rrugën
e saj kam humbur pasurinë dhe madhështinë!
Tha:
Gjykatësi kërkon një dëshmitar për këtë pretendim!
Thashë: Dëshmitar
kam lotin tim dhe
argument tharjen e fytyrës sime!
Tha:
Dëshmitari është i mangët, pasi sytë e tu janë gjynahqarë!
Thashë: Pasha madhështinë e drejtësisë Tënde, ato janë të drejtë
dhe nuk kanë asnjë mangësi!
Tha: Po për
çfarë je vendosur?
Thashë: Për besë dhe dashuri!
Tha: Atëherë
çfarë do prej Meje?
Thashë: Butësinë Tënde të plotë!
Tha: Me kë
shoqërohesh?
Thashë: Me
përfytyrimin Tënd, o Mbret!
Tha: Po
çfarë të ka sjellur këtu?
Thashë: Të pi
nga gota Jote!
Tha: Po cili
është vendi më i mirë?
Thashë:
Kështjella e Çezarit!
Tha: Po
çfarë ke parë në të?
Thashë: Njëqind
mrekulli!
Tha: Po
përse ajo është e zbrazët?
Thashë: Nga
frika e cubave të rrugës!
Tha: Po kush
janë cubat e rrugës?
Thashë:
Ndërgjegjja!
Tha: Po ku
është shpëtimi?
Thashë: Në
asketizëm dhe devotshmëri!
Tha: Çfarë
është asketizmi?
Thashë: Rruga e
shpëtimit![1]
Përktheu nga arabishtja
dhe përshtati në shqip
Muhamed Sytari
[1] Dr. Muhammed Abdusselam Kefafi, “Methnevi Xhelaluddin er-Rûmi”, përkthyer në
arabisht, shpjeguar dhe studiuar, vëllimi I, Bejrut,
1966, fq. 31- 35.