ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Vizitë në Fondacionin “Shejkh Ahmed Keftaro”, Damask

(Damask, më 20.3.2009)  

Për tri ditë me radhë, thirrësi islam Muhamed Sytari zhvilloi një vizitë në Fondacionin Islam “Shejkh Ahmed Keftaro”, në Damask të Sirisë. Gjatë kësaj vizite, ai është takuar fillimisht me presidentin e këtij fondacioni, dr. Salahudin Keftaro.

Në bisedën e tyre është folur mbi realitetin e Thirrjes Islame sot në botë, sfidat dhe pengesat e shumta që dalin në rrugën e saj, mënyrat e shërimit, detyrat që dalin për çdo thirrës islam, sidomos në Shqipëri etj.

Në bisedën e tij duke shprehur mirëpritjen e tij, dr. Salahudin Keftaro, ka falënderuar thirrësin islam Muhamed Sytari për aktivitetin në shërbim të Thirrjes Islame në Shqipëri, me gjithë vështirësitë dhe rrethanat në të cilat gjendet ajo. Njëkohësisht ka nxitur angazhimin e mëtejshëm, për thellimin e bashkëpunimit me çdo faktor islam, në shërbim të harmonisë islame dhe fuqizimit të frymës së “ymetit islam”, i cili është një.

Në këtë vizitë, Sytari shoqërohej nga thirrësi islam Lavdrim Hamja.

 

www.muhamedsytari.net

 
Vizitë në Fondacionin “Shejkh Ahmed Keftaro”, Damask
Vizitë në Fondacionin “Shejkh Ahmed Keftaro”, Damask
Vizitë në Fondacionin “Shejkh Ahmed Keftaro”, Damask