ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Thirrësi islam Muhamed Sytari viziton Mesxhidin e Ehli Bejtit

(Tiranë, më 22 qershor 2009) 

Në paraditen e ditës së hënë, më 22 qershor 2009, thirrësi islam Muhamed Sytari ka vizituar prijësin e Mesxhidit të Ehli Bejtit në Tiranë, Sheh Qemaludin Reka, me të cilin ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë dhe ka diskutuar problematika të ndryshme të Thirrjes Islame në vend.

Në rolin e mikpritësit, Sheh Qemaludin Reka e ka falënderuar thirrësin islam Muhamed Sytari për angazhimet e tij në shërbim të mësimeve të vëllazërisë dhe harmonisë gjithëpërfshirëse islame dhe ka garantuar bashkëpunim të vazhdueshëm në shërbim të mesazheve të harmonisë islame në vendin tonë.

Edhe Sytari nga ana e tij e ka përgëzuar prijësin e Mesxhidit të Ehli Bejtit për organizimet e arritura në shërbim të harmonisë dhe vëllazërisë islame, duke iu referuar aktivitetit të para disa ditëve në Shkodër, kushtuar përkujtimit të bijës së Resulull-llahit (a.s), zonjës Fatime (r.a). “Ishte një aktivitet i arritur, për të cilin kishim patur nevojë të gjithë dhe nga i cili përfituam shumë në rrugën e unitetit dhe harmonisë islame”- ka thënë ndër të tjera ai.

Gjatë bisedës së përbashkët janë diskutuar edhe mënyrat e bashkëpunimit në të ardhmen me qëllim zgjerimin e urave të komunikimit dhe shërbimeve të përbashkëta në të mirë të Thirrjes Islame dhe unitetit islam në vendin tonë.

 

www.muhamedsytari.net