Vizitë në shtëpinë e dijetarit të shquar, Shejkh Vehbi S. Gavoçi
(...harmonia dhe bashkëpunimi, si një dorë e vetme, është gjëja e parë që duhet të shkojë në mendje...)
Vizita në Damask e thirrësit islam Muhamed Sytari, nuk kishte
sesi të mos kalonte edhe nëpërmjet derës së shtëpisë së
dijetarit të madh e të shquar shqiptar, Vehbi Sulejman Gavoçi.
Në këtë vizitë, thirrësi islam Muhamed Sytari ishte në shoqëri
të presidentit të Fondacionit Islam “Shejkh Ahmed Keftaro”, dr.
Salahudin Keftaro, i cili kishte shprehur dëshirën e tij për ta
vizituar dijetarin e madh me prejardhje nga Shqipëria.
Në bisedën e ngrohtë të zhvilluar me Shejkh Vehbi Gavoçin, është
folur për vlerën e dijes dhe dijetarëve, domosdoshmërinë e
mbështetjes së thirrësve të rinj islamë, në Shqipëri e gjetkë,
në shërbim të mësimeve mesatariste të fesë tonë.
Në këshillat e tij për vizitorët, dijetari Vehbi S. Gavoçi, ka
nxitur shpirtin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në mesin e të
angazhuarve në shërbim të Thirrjes Islame, kudo qofshin. Ai ka
theksuar, se më shumë se kurrë sot, kundërshtarët e fesë dhe
moralit të saj përpiqen me të gjitha mundësitë e tyre për të
hedhur baltë e vrerë kundër fesë së Zotit, prandaj harmonia dhe
bashkëpunimi, si një dorë e vetme, është gjëja e parë që duhet
të shkojë në mendje në këtë përballje.
Takimi i përzemërt është mbyllur me lutjet dhe bekimet e
Hirësisë së Tij për vizitorët dhe punën e tyre.
www.muhamedsytari.net
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|