Vizitë në Teqen Rifaite të Shkodrës

(Shkodër, e diel, më 30 mars 2008) 

Ditën e diel, më 30 mars 2008, thirrësi islam Muhamed Sytari shoqëruar edhe nga thirrësi islam Lavdrim Hamja, imami i xhamisë Tophanë Ilir Dizdari dhe një grup besimtarësh frekuentues të kësaj xhamie, ka bërë një vizitë në teqen Rifaite të qytetit, ku janë pritur nga Sheh Idriz Kruja dhe dervishët e kësaj teqeje.

Pas namazit të iqindisë, drejtuar nga thirrësi islam Muhamed Sytari, u zhvillua hallka e dhikrit nën drejtimin e prijësit të kësaj teqeje.

Në bisedën e tij drejtuar të pranishëmve, Sytari ka theksuar se uniteti i muslimanëve përballë sfidave të kohës është më i rëndësishëm se ndalimi te detaje të parëndësishme që mund të krijojnë dasira dhe mund të prishin harmoninë islame në mesin e muslimanëve.

Në bisedën e tij, ai ka folur edhe për vlerën e salavatit përmbi pejgamberin (a.s), sidomos në këtë muaj dhe në këto ditë, kur e gjithë bota islame përkujton lindjen e më të dashurit të krijesave, Muhammedit (a.s).

Biseda e tij është mbyllur me një lutje tëgjatë në gjuhën shqipe.

Më pas janë kënduar ilahi, salavate dhe janë këmbyer urime e lutje të ngrohta.

 

Ahmed Mahiri