Vizitë në Mesxhidin e Ehli Bejtit, në Tiranë

(Tiranë, më 18 gusht 2008) 

   Me ftesë të prijësit të Mesxhidit të Ehli Bejtit në Tiranë, Sheh Qemaludin Reka, thirrësi islam Muhamed Sytari ka bërë një vizitë në qendrën më të madhe të tarikatit Rifai në Shqipëri.

   Në pritjen e ngrohtë, organizuar me rastin e përkujtimit të Imamit Muhammed el-Mehdi, Sheh Qemaludin Reka e ka njohur mikun e tij me mesxhidin e Ehli Bejtit dhe aktivitetet e ndryshme fetare që organizohen aty nën drejtimin e tij.

   Nga ana e tij thirrësi islam Muhamed Sytari ka vlerësuar përpjekjet pozitive të Sheh Qemaludin Rekës në shërbim të mësimeve të pastra islame dhe dashurisë së Ehli Bejtit. Ndër të tjera ai ka theksuar se është koha të mos kthejmë kokën pas nga divergjencat ndërmjet bijve të së njëjtës fe, por të punojmë për të forcuar urat e komunikimit dhe bashkëpunimit në të mirë të unitetit islam në vendin tonë e mbarë botën.

   Më pas është zhvilluar edhe një aktivitet në përkujtim të Imam Muhammed el- Mehdiut, ku kanë folur Sheh Qemaludin Reka, dervishi i Gjirokastrës, H. Selim Stafa dhe thirrësi islam Muhamed Sytari.

   Në përfundim të aktivitetit u bë dhe falja e namazit të akshamit nën drejtimin e thirrësit islam Muhamed Sytari.

   Në këtë takim, prezantuan edhe thirrësi islam Lavdrim Hamja, dervishi i Gjirokastrës, përfaqësues i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, H. Selim Stafa, ish- kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar, përfaqësues të ambasadës iraniane në vendin tonë etj.