ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Vizitë Haxhi Faik Hoxhës

(Shkodër, më 7 janar 2009) 

Paraditën e së mërkures, më 7 janar 2009, thirrësi islam Muhamed Sytari dhe Imam Didmar Faja, kanë vizituar në shtëpinë  tij, H. Faik Hoxhën, myfti i Shkodrës (1991-2003).

Gjatë vizitës së ngrohtë, ata janë siguruar për shëndetin e myftiut të moshuar, sikurse kanë diskutuar sëbashku rreth realitetit të Thirrjes Islame në vendin tonë, sfidave dhe pengesave të ndryshme që ndalojnë mbarëvajtjen e saj.

Nga ana e tij, Imam Didmar Faja, e ka njohur H. Faik Hoxhën me arritjet e komunitetit musliman shqiptar në Arizona dhe njëkohësisht e ka informuar atë për lajmet e reja në Qendrën Islame Shqiptare në Arizona. Me shumë dashuri, ai e ka informuar hoxhën e moshuar për disa nga sukseset dhe aktivitetet më spikatura të ndodhura atje, nën drejtimin e Imamit shkodran.

H. Faik Hoxha ka falënderuar dy thirrësit islamë për vizitën dhe njëkohësisht u ka uruar atyre mbarësi dhe sukses në punën e tyre fisnike. Njëkohësisht, nëpërmjet përqafimeve me Imamin e shqiptarëve të Arizonës ai, u ka përcjellur urimet, lutjet dhe përshëndetjet më të përzemërta të gjithë komunitetit musliman në Arizona e në Amerikë.

Më tej, bashkëbisedimi i përzemërt është sjellur rreth dijetarëve të shkuar muslimanë shqiptarë, kujtimeve të ndryshme nga jeta e tyre, urtësia dhe dija e madhe që lanë pas në librat dhe veprat e tyre.

www.muhamedsytari.net

 
Vizitë Haxhi Faik Hoxhës
Vizitë Haxhi Faik Hoxhës
Vizitë Haxhi Faik Hoxhës