Vizitat e Kurban Bajramit
(Dita e parë e Kurban Bajramit (27.11.2009))
Në ditën e parë të Kurban Bajramit (27.11.2009), pas
përfundimit të ceremonisë së kësaj dite në xhaminë e Tophanës,
thirrësi islam Imam Muhamed Sytari, ka zhvilluar disa vizita me
rastin e kësaj feste në disa prej institucioneve islame të
qytetit të Shkodrës.
Fillimisht ai ka vizituar në shtëpinë e tij, myftiun e Shkodrës
(1991-2003), Haxhi Faik Hoxha, me të cilin ka ndarë urimet dhe
përshëndetjet e përzemërta të kësaj dite të madhnueshme për
muslimanët e mbarë botës.
Më pas vizita ka vijuar në institucionin e myftinisë Shkodër, ku
është pritur nga myftiu aktual i Shkodrës, Imam Ndriçim
Sulejmani dhe stafi i tij. Në këtë vizitë, Imam Muhamed Sytari
ka uruar myftiun Sulejmani për këtë festë të madhe dhe ka
përcjellur edhe përshëndetjet e xhematit të xhamisë Tophanë.
Gjatë kësaj vizite në institucionin e myftinisë Shkodër, Imam
Muhamed Sytari ka dhënë edhe një mesazh urimi për gazetarët e
mediave vizive të vendosur në ambientet jashtë myftinisë, ku ka
uruar të gjithë qytetarët muslimanë të Shkodrës për këtë ditë të
madhnueshme feste.
Vizita ka vijuar në ambientet e medresesë së vajzave, në pritjen
e organizuar nga shoqata “Istanbul” në ditën e parë të këtij
Bajrami. Me këtë rast, ai ka uruar koordinatorin e përgjithshëm
të kësaj shoqate, z. Shuajb Bashhan, me të cilin ka ndarë
momentet e kësaj vizite.
www.muhamedsytari.net
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |




