ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Vëzhgimi në ajetet e madhështisë së All-llahut

(Shkodër, e xhuma, më 6 nëntor 2009) 

Nëpërmjet minberit të xhamisë Tophanë, Imam Muhamed Sytari, ka vazhduar për të tretën javë radhazi të hedhë dritë rreth rrugëve që e afrojnë njeriun me Zotin e tij. Nëpërmjet ajeteve të shumta kur’anore, ai është ndalur në zemër të hytbes së kësaj jave, ku ka folur mbi argumentet e shumta përreth nesh, që na marrin për dore drejt bësimit dhe dashurisë për All-llahun.
   “Ajete të shumta në Kur’anin Famëlartë bëjnë fjalë për mrekullitë e ndryshme natyrore, me të cilat All-llahu i Madhëruar na tërheqë vëmendjen drejt besimit në Njësinë e Tij. E patë me sytë tuaj ylberin e para disa ditëve mbi Shkodër. Kush tjetër pos All-llahut mund ta krijojë një bukuri të tillë? Kush tjetër pos Tij, mund t’i kombinojë kaq bukur ato ngjyra? Më pyeti një person se çfarë do të ndodhë tani pas shfaqjes së tij? I thashë dhe po ju them se nuk do të ndodhë asgjë! Asgjë, porse kjo shfaqje e bukur erdhi si për të na e tërhequr vëmendjen tonë drejt kësaj madhështie të pakrahasueshme të Krijuesit tonë, Krijuesit të gjithësisë, të Vetmit Zot të Vërtetë! Ai na fton në Kur’anin Famëlartë duke na thënë: “Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” Ky ajet kur’anor, e shumë të tjerë, na ftojnë që ta shtojmë besimin tonë duke vëzhguar në mrekullitë e shumta me të cilat jemi të rrethuar”- ka thënë ndër të tjera Sytari në hytben e tij.


Shih në youtube:

http://www.youtube.com/watch?v=97OuivJD2PM&feature=channel


V. Mehmeti

 
(Shkodër,Tophane, e xhuma, më 6 nëntor 2009) 
(Shkodër,Tophane, e xhuma, më 6 nëntor 2009) 
(Shkodër,Tophane, e xhuma, më 6 nëntor 2009) 
(Shkodër,Tophane, e xhuma, më 6 nëntor 2009) 
(Shkodër,Tophane, e xhuma, më 6 nëntor 2009)