" Rrugëtime një hatibi" vepër me vlera shkencore dhe fetare
(Është
i 12-ti libër që na jep z. Sytari, në një periudhë kohe nga viti
1998)
" Rrugëtime një hatibi" vepër me vlera shkencore dhe fetare
Vepra e re e mësuesit të Medresesë, "Haxhi Sheh Shamija"
thirrësit Islam, z.Muhamed
Sytarit, "Rrugëtime një hatibi", -10 vite shërbim në Xhaminë
e Tophanës
(1998-2008), ka disa kohë që e kam në dorë dhe vërtet jam i
kënaqur për vlerat që ka ai
libër.
Është i 12-ti libër që na jep z. Sytari, në një periudhë
kohe nga viti 1998, kur ishte
student në Damask, për të ardhur "hap pas hapi" në
botime shumë serioze në vazhdim,
për të arritur deri në
monografi. Nuk kam ndër mend të zgjatëm më tepër në titujt e
librave, por nuk mund të rri papërmendur librat për:
"Vehbi Sulejman Gavoçi, Dijetar
nga dijetar e ymetit",
Prishtinë, 2005; "Kujtime dhe refleksione të një Ramazani",
Shkodër, 2007; "Bibliografi të 'Udhës Islame' në 50
numrat e parë", Shkodër, 2007 etj.
që auditori i nderuar
tashmë i njeh.
Vepra e fundit i kushtohet një xhamije, ndër më të vjetrat e
qytetit, Tophanës,
njërës prej lagjeve të vjetra të Shkodrës, dhe flitet me
përkushtim për ketë xhami, ku ai
është hatib, që nga koha
e mbarimit të studimeve.
Vlerat që përmban libri janë të shumta, por unë po përmend
vetëm disa prej tyre si:
-
Na vihet në dorë një histori e përmbledhur e kësaj xhamije
që nga krijimi i saj, më duket
se para e këtij lloji për xhamitë e Shkodrës, duke
shfrytëzuar burime arkivore të
rëndësishme, si fjalorë enciklopedikë, fjalorë gjuhësorë dhe
historikë të ndryshëm.
-
Me punën që ka bërë z. Sytari, u ka dhuruar xhematit të
kësaj xhamije, një gjë që i bën
krenarë për vlerat e saj dhe më gjerë gjithë muslimanëve të
Shkodrës, për punën dhe
shërbimin e hoxhallarëve në vite. Në botimin në fjalë
përmenden të gjithë me emrat e tyre
dhe kohën që kanë shërbyer, duke bërë një "histori"
të shkëlqyer të viteve dhe nderimin
që kanë për to, gjatë gjithë historisë.
-
Gjatë leximit të këtij
libri, që ka rreth 226 faqe, bashkë me bibliografinë, të
shtypura
ngjeshur, tregon me hollësi gjithë punën që është bërë në
këtë xhami deri në krijimin e
një salle të
përshtatshme që është sot, dhe e zbukuruar me kushtet më të
mira.
-
Gjatë leximit të librit
të bëjnë përshtypje edhe materialet ku është mbështetur
autori. Ato
përmbajnë një material të gjallë që shprehet edhe nga 554
referenca, nga vepra të
rëndësishme dhe të
njohura në shqip dhe në gjuhë të huaj, që tregon se sa
thellë është
futur studimeve në këtë libër. Ato janë një tregues për një
studiues vërtet serioz dhe me
vullnet të paepur. Kemi
patur rastin ta shohim këtë përkushtim të autorit edhe në
libra të
mëparshëm.
-
Për vlerat e gjithanshme
që ka libri, përbën një të vërtetë shkencore dhe të
pakundërshtueshme,
duhet lexuar me kujdes dhe përfitimet janë të mëdha se z.
Sytari ka
derdhur mund dhe djersë të pakursyer në hartimin e këtij
libri që përbën pa ndrojtje një
ndër krijimet e tij më
me vlerë, deri tani.
-
Është me interes dhe faqet që flasin për paraqitjen e plotë
të hytbeve (ligjëratave) të
mbajtura me kujdes, të rreshtuara me vite, nga hatibi i
kësaj xhamije, z.
Sytari, të cilat ia
rritin vlerat e librit.
-
Një vend të rëndësishëm, në librin në fjalë zënë vizitat e
miqve nga Shqipëria dhe bota
në këtë xhami që
pasqyrohen në mënyra shumë të saktë nga autori dhe i japin
"freski "
librit.
I
ndodhur shpesh, në rase të tilla, kam fituar kënaqësi dhe
emocion.
-
Mund të themi pa frikë se kush merret me botime në fushën e
besimit, duhet patjetër ta
njohë librin në fjalë dhe
të ndikohet nga puna e z. Sytari, sepse mund të marrë shumë
koncepte
bashkëkohore jo vetëm në formë, por edhe ne përmbajtje.
-
Në këtë vështrim mund të marrim në konsideratë edhe vlerat
fetare të këtij botimi që
janë të padiskutueshme, sepse në librin në fjalë përmenden
me emra shumë besimtarë të kësaj xhamije për vlerat që kanë
dhe ndihmesën që kanë dhënë gjatë kohëve të ndryshme
për përmirësimin e kushteve të saj, duke nderuar veten dhe
xhematin e saj.
-
Ilustrimet gjatë tekstit, shpesh herë të botuara për herë të
parë, janë të zgjedhura me
kujdes dhe ai rritin vlerat librit. Falë teknikës që kemi
tashti, ato bëhen të shkëlqyeshme
dhe ia rritin vlerat botimit.
-
Shpesh, gjatë faqeve te librit, ndeshim edhe me fushata
bamirësie organizuar nga këshilli i xhamisë dhe janë
mbledhur shuma të konsiderueshme për rivendosjen ë kësaj
xhamie në
kushtet që është sot.
Në përfundim të këtij parashtrimi të shkurtër u përpoqa të
vë në dukje disa nga
vlerat me treguese dhe më domethënëse të këtij libri duke i
thënë: "Të lumshin duart"
për këtë pasuri që na ke dhënë dhe ju urojmë suksese në
botimet e ardhshme.
Shkodër, më
19.04.2009
Prof. Dr. Njazi Kazazi