ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Vazhdon dersi i natës së xhuma në xhaminë e Tophanës

(Shkodër, e enjte, më 5 nëntor 2009) 

 Vazhdon dersi i natës së xhuma në xhaminë e Tophanës. Për të tretën javë me radhë, besimtarët e xhematit të Tophanës ndjekin me rregull shpjegimin dhe komentimin e 40 haditheve të Imam Neveviut, nga thirrësi islam Imam Muhamed Sytari.
Në dersin e kësaj nate, vaizi i xhamisë Tophanë, ka trajtuar shehadetin, duke u ndalur te njësia e All-llahut Fuqiplotë dhe rëndësia e dhikrit me emrin e madhëruar: All-llah.
Gjatë tij, ai ka folur edhe për një shpjegim shkencor të këtij emri të madhëruar.
“Para një ore më erdhi një e-mail nga miku im, teologu Muhidin Ahmeti, i cili më kishte dërguar një material në lidhje me temën tonë. Po jua lexoj, që të kuptojmë së bashku sesa e rëndësishme është që ta shtojmë sa më tepër dhikrin dhe në veçanti atë të emrit të madhëruar: All-llah!
Vander Hoven, një psikolog nga Hollanda, shpalli zbulimin e tij të ri në lidhje me efektin e të lexuarit të Kuranit dhe përsëritjen e fjalës “Allah”, si tek njerëzit e sëmurë, ashtu edhe tek ata normalë. Profesori hollandez e konfirmon gjetjen e tij me studime dhe kërkime të aplikuara në shumë pacientë për një periudhë kohore mbi tre vjeçare.
Disa prej pacientëve të tij nuk ishin muslimanë, të tjerë nuk flisnin arabisht, por u mësuan të shqiptojnë fjalën “Allah” në mënyrë të qartë; rezultati ishte fantastik, veçanërisht për ata që vuajnë nga mërzitja dhe tensioni. E përditshmja arabe “El-Uatan” shkruan se psikologu ka deklaruar: “Muslimanët që mund të lexojnë arabisht dhe rregullisht Kuranin, mbrojnë veten e tyre nga sëmundjet psikologjike. Psikologu zbuloi se shqiptimi i çdo shkronje të fjalës “Allah” ka një efekt të veçantë dhe të papërsëritshëm mbi organizmin.”
Shqiptimi i shkronjës “A”, bën kontrollin e sistemit të frymëmarrjes.
Shqiptimi i shkronjës së dytë “L e dyfishuar” në arabisht, me gjuhën që prek pjesën e sipërme të nofullës, krijon kështu një pauzë të shkurtër dhe pastaj duke e përsëritur të njëjtën pauzë në mënyrë konstante, lehtëson procesin e frymëmarrjes.
Shqiptimi i shkronjës së fundit, e cila është shkronja “H”, bën një lidhje midis mushkërive e zemrës dhe për rrjedhojë, ky kontakt bën kontrollimin e rrahjeve të zemrës.
Ajo që është më e habitshme në këtë studim është fakti se ky psikolog nuk është musliman, por është i interesuar në shkencat islame dhe bën kërkime për ato që quhen “sekrete të Kuranit të shenjtë”.
Allahu i Madhëruar thotë: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundur që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë.”- ka përmendur ai.
Dersi vazhdon çdo të enjte, pas namazit të akshamit, në xhaminë e Tophanës.


Shih në youtube:

http://www.youtube.com/watch?v=geBGQ08E3vQ&feature=channel (1)

http://www.youtube.com/watch?v=ifBDkGi0QaE&feature=channel (2)
 

Ilir Dizdari
Imam i xhamisë Tophanë

 
Vazhdon dersi i natës së xhuma në xhaminë e Tophanës
Vazhdon dersi i natës së xhuma në xhaminë e Tophanës