Tv1 Channel dhe Tv Rozafa, mbi vizitën e thirrësit islam Muhamed
Sytari
(“Arizona ka 17 xhami dhe faltore, që frekuentohen kryesisht nga muslimanë amerikanë...)
Vizita e thirrësit islam Muhamed Sytari në Arizona, gjatë muajit
të madhërueshëm të Ramazanit, është pasqyruar edhe nga mediat
lokale të qytetit të Shkodrës.
Në edicionet e lajmeve, mediat lokale Tv1 Channel dhe Tv Rozafa,
i kanë bërë jehonë kësaj vizite dhe kanë përmendur disa të dhëna
të rëndësishme mbi komunitetin musliman të shqiptarëve të
Phoenix, si dhe disa të dhëna mbi jetën fetare islame në
Arizona.
Në këtë lajm është bërë e ditur se: “Arizona ka 17 xhami dhe
faltore, që frekuentohen kryesisht nga muslimanë amerikanë, si
dhe të ardhur nga vende si: Shqipëria, Bosnja, Siria, Jordania,
Indonezia, Turqia, India etj”.
Është përmendur fakti se xhamia e shqiptarëve të kryeqendrës së
shtetit Arizona, frekuentohet kryesisht nga një komunitet i madh
shqiptarësh me origjinë nga Dibra e Madhe, Shkodra, Elbasani,
Kosova etj.
Është përmendur fakti se “Imam Didmar Faja është i vetmi imam
shkodran shqiptar që shërben ne Amerikë, në gjurmët e Salih ef.
Myftisë dhe Imam Vehbi Ismailit, shkodranët që mbajtën të gjallë
komunitetin musliman shqiptar në diasporë. Vlen të përmendet se
kontributi i hoxhallarëve shkodranë në të kaluarën dhe kohët e
sotme është i dukshëm dhe i vlerësuar nga komuniteti musliman
shqiptar në Amerikë”.
Në mesazhin e dërguar muslimanëve shqiptarë, Imam Didmar Faja ka
theksuar: “Uroj të gjithë besimtarët muslimanë, në vecanti ata
shkodranë, agjërim të mbarë dhe suksese në jetën e tyre.
Shpresoj që ky muaj të shërbejë për të rritur përgjegjësinë
fetare dhe afrimin me moralin e fesë tonë të pastër”.
Ndërsa thirrësi islam Muhamed Sytari, ka vlerësuar këtë ftesë me
fjalët e tij: “Shpresoj që kjo ftesë të shërbejë për të forcuar
urat e komunikimit të ndërsjellët në mes të komuniteteve tona
dhe njëkohësisht të jetë një hap i rëndësishëm për prezantimin e
Islamit në shoqërinë amerikane”.
www.muhamedsytari.net
K
|
|
|
|
|
|