Trashёgimia e hoxhallarёve shkodranё nё xhaminё e Tophanёs
(Shkodёr, mё 25 mars 2010)
Ditёn e enjte, mё 25 mars 2010, pas namazit tё mesditёs nё
ambientet e xhamisё sё Tophanёs, thirrёsi islam Imam Muhamed
Sytari, ka organizuar njё aktivitet fetaro-shkencor me nxёnёs tё
klasave tё nёnta tё medresesё “Haxhi Sheh Shamia”, dega e djemve.
Nё fillim tё fjalёs sё tij, ai ka vёnё theksin te trashёgimia e
gjerё e dijetarёve dhe hoxhallarёve tё shkuar tё Shkodrёs, tё
cilёt “sakrifikuan ditёt e jetёs sё tyre pёr tё fituar dituri,
pёr ta pёrhapur e pёrçuar atё tek brezat. Sot, ne, nёpёrmjet kёtij
aktiviteti (e tё ngjashёm me tё) sjellim para syve njё pjesё nga
bota e tyre e madhe dhe pёrfitojmё nga pёrkujtimi i tyre dhe i
gjurmёve tё pashlyeshme qё kanё lёnё pёr ne”.
Mё pas, ai ka shpjeguar pjesёt e ekspozitёs me libra e gjurmё tё
disa nga dijetarёt e Shkodrёs, si Jusuf ef. Tabaku, Hafiz Ymer
Bakalli, Hafiz Halil Gavoçi, Hafiz Sulejman Gavoçi, Shejkh Vehbi
Gavoçi etj. Gjithashtu nёpёrmjet njёsive tё kёsaj ekspozite, ai
ka paraqitur para nxёnёsve shembuj nga kaligrafia, vulat e shёnimet
anёsore nё librat e kёtyre dijetarёve tё shquar.
Njё pjesё interesante e kёtij aktiviteti ka qenё edhe
interpretimi i njё minidrame nga nxёnёsit A. Molla, J. Lekaj, I.
Isufi e E. Mlloja, tё cilёt kanё sjellё para tё pranishёmve
emocionet e momenteve tё para tё thirrjes islame tё profetit
Muhammed (a.s) dhe kundёrshtimet e axhes sё tij femohues.
Gjatё koktejlit tё zhvilluar nё pёrfundim tё kёtij aktiviteti,
nёndrejtori i medresesё, teologu Artur Tagani ka folur pёr vlerёn
e ruajtjes sё librit, pёrfitimit nga bibliotekat dhe domosdoshmёrisё
sё pёrfitimit nga koha pёr tё zёnbё dije e njohuri tё reja. Ai
ka falёnderuar edhe inisiativёn pёr zhvillimin e aktiviteteve tё
kёtij lloji qё tёrheqin vёmendjen dhe zgjojnё kureshtjen e nxёnёsve
tanё medresistё.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|