Thirrësi islam Muhamed Sytari udhëton drejt ShBA
(Shkodër, më 31 gusht 2009)
Me
ftesë të Qendrës Islame Shqiptare Amerikane të
Arizonës (Albanian American Islamic Center of
Arizona), në
ShBA, thirrësi islam Muhamed Sytari ka udhëtuar
drejt Phoenix, për të marrë pjesë në ceremonitë
fetare që organizon kjo Qendër Islame me rastin e
muajit të madhërueshëm të Ramazanit.
Gjatë këtij muaji, Sytari do të zhvillojë takime me komunitetin musliman shqiptar të Arizonës, do të mbajë ligjërata fetare dhe do të marrë pjesë në organizimet e Festës së Fitër Bajramit atje. Para nisjes së tij drejt ShBA, në një takim me bashkëpunëtorë të tij të afërt, thirrësi islam Muhamed Sytari ka thënë se ndjehet i obliguar nga ftesa e bërë me këtë rast dhe se ky udhëtim do të shërbejë si një mundësi e mirë për forcimin e lidhjeve me botën islame në ShBA
dhe njëkohësisht një mundësi për prezantimin e mendimit mesatarist islam në shoqërinë amerikane.
Duhet përmendur se në fillim të këtij viti, drejtuesi i Qendrës
Islame Amerikane Shqiptare të Arizonës, Imam Didmar Faja vizitoi
Shkodrën, ku mori pjesë edhe në faljen e namazit të xhumasë në
xhaminë e Tophanës dhe në disa aktivitete fetare të organizuara
nga hatibi i kësaj xhamie, me rastin e vizitës së tij.
www.muhamedsytari.net