Muhamed Sytari
thirrës islam
Thirrësi islam Muhamed Sytari i ftuar në radio “Nacional”
(Tiranë,
e xhuma, më 7 mars 2008 )
Sot paradite, nëpërmjet valëve të radio “Nacional”, Tiranë, thirrësi
islam Muhamed Sytari ka uruar të gjithë mësuesit dhe edukatorët
me rastin e ditës së 7 marsit.
I
ftuar në emisionin “Fllade Islame”, ai i është përgjigjur
pyetjeve të ndryshme në lidhje me vlerësimin e dijes dhe
misionit të mësuesit në fenë islame. Në përgjigjet e tij, ai ka
theksuar interesimine Kuranit Famëlartë dhe Traditës profetike
të hz. Muhammedit (a.s) për edukimin dhe arsimimin e shoqërisë
me baza të shëndosha diturore.
Në këtë intervistë të zhvilluar në radio “Nacional”, janë
trajtuar disa
çështje,
si: angazhimi i profetit Muhammed (a.s) për të eliminuar
analfabetizmin në shoqëritë njerëzore, bazat e kërkimit të dijes
në Kuran, respekti ndaj mësuesit në të kaluarën islame dhe në të
sotmen, marrëdhëniet në mes diturive fetare dhe jo në medresetë
tona etj.
Në fund të intervistës, i ftuari i ka drejtuar një mesazh të
gjithë mësuesve, nxënësve dhe të rinjve shqiptarë në funksion të
respektimit dhe përfitimit nga koha, respektimit të mësuesve dhe
angazhimit për një edukim me thelb frikën e Zotit.
www.muhamedsytari.net