Nga thëniet e Hazreti Omerit (r.a)
(“Llogarisni veten tuaj para se të llogariteni,...")
“Mos i beso sjelljes së një personi, pa e provuar kur është i
nervozuar!” [1]
“Kur njeriu bie në pesimizëm për diçka, heq dorë prej saj!”
[2]
“Nuk është i mençur ai që dallon të mirën nga e keqja! I mençur
është ai që dallon më të mirën në dy të këqija!”
[3]
“Kushdo që hiqet si i përkushtuar në mesin e njerëzve mbi atë që
ka në zemrën e tij, në të vërtetë shfaqë hipokrizi mbi
hipokrizi!”[4]
“Ai që sillet ndryshe nga sjellja e tij, është munafik”[5]
“Nëse njeriu do të kishte dhjetë veçori, nëntë prej të cilave të
mira dhe e dhjeta e tyre sjellja e keqe, ajo do t’i prishte të
tëra!”[6]
“Llogarisni veten tuaj para se të llogariteni, sepse kjo është
më e lehtë për llogarinë tuaj! Peshojeni veten tuaj para se të
peshohet! Përgatituni për daljen e madhe, ditën kur do të dilni
dhe asgjë nga ju nuk do të fshihet!” [7]
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në
shqip
Muhamed Sytari
[1] Po aty, fq. 268.
[2] Po aty, fq. 268.
[3] Po aty, fq. 269.
[4] Po aty, fq. 471.
[5] Po aty, fq. 471.
[6] Po aty, fq. 472.
[7] Po aty, fq. 273.