Muhamed Sytari
thirrës islam
Teravia e tretë,
në xhaminë e Ajasmës
(Shkodër, më 2 shtator 2008)
Në të
vërtetë, kjo ishte hera e parë që po hyja në xhaminë e Ajasmës.
E thjeshtë, por me minare shumë të bukur e tërheqëse. Në
bazamentin e saj shënohej: “Dt. 2. 11. 2002”, që me siguri duhet
të jetë data e fillimit a mbarimit të minares së kësaj xhamie.
Rrëzë
minares qëndronte një gur varri, i gjatë rreth dy metra, koka e
së cilit kishte formën e një çallme. Arabisht, në ballë të saj,
me njëkaligrafi artistike ishte gdhendur: “Hu”, e më poshtë
arrita të lexoj: “Merhumi[1]
magfur[2]
Haxhi Ymer beg... Fatiha, për shpirtin e tij” dhe viti hixhri
“1264”. Pra, para syve të mi qëndronte një gur varri i para 165
vjetëve më parë,që për nga vjetërsia ia vlente të mirëmbahej e
të konsiderohej si një relikte me vlera qytetëruese islame për
xhaminë dhe vendin tonë! (Këtë mendim ia përcolla më vonë edhe
imamit dhe disa prej antarëve të këshillit të kësaj xhamie,
teksa sëbashku këndonim nga një “Fatiha” për shpirtin e Haxhi
Ymer begut, vdekur para 165 vjetësh)!
Teksa po
hynim në faltore, sëbashku me thirrësin islam Lavdrim Hamja,
ezani i jacisë sapo kishte mbaruar dhe imami, i riu Bledar Xama,
po këndonte lutjen e tij: “All-llahumme rabbe hadhihid-dauvetit-tammeh...”.
Xhaminë e
Ajasmës e frekuentonin shumë fëmijë, në shoqërinë e prindëve dhe
gjyshërve të tyre. Një pamje të ngjashme, më ka ndodhur ta shoh
edhe vitin e kaluar, edhe pararendësin e tij, në disa xhamia të
Shkodrës, sidomos në fshatra, si në Zues, Guci, Bardhej etj., ku
fëmijët dhe të rinjtë janë boshti kryesor i xhematit. Pa dyshim
që ky është një fakt ngazëllyes!
Mendoj se
vëmendja ndaj këtyre fëmijve e të rinjve duhet të jetë e
dyfishtë, kësisoj, puna dhe angazhimi i imamëve duhet vlerësuar
maksimalisht, duke parë realitetin në të cilin rriten ata,
sprovat e jetës, vështirësitë ekonomike, tendencat tjetërsuese
të besimit të tyre etj.
Muhamed Sytari
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |





