Teravia e katërmbëdhjetë, në xhaminë e Bahçallëkut

( Shkodër, më 13 shtator 2008)  

   Xhamia e Bahçallëkut, me ndriçimin e saj, të tërheq vëmendjen nga larg, teksa afrohesh drejt saj. Bardhësia e xhamisë, në këtë natë teravie, reflekton edhe mbi sipërfaqen e Drinit, duke i dhuruar edhe valëve të tij që rrjedhin në heshtje, bardhësi netësh Ramazani.

   Falë kontributit të besimtarëve dhe bamirësve të saj, xhamia e Bahçallëkut, ka filluar të lyhet e të zbukurohet në ditët e gëzueshme të këtij muaji.

   Teksa hynim në faltore, në mihrabin e saj, me fytyrën nga kibla, gati për të filluar faljen e namazit të jacisë, ishte vendosur Hafiz Nurudin Demir, me prejardhje shqiptare, i ardhur nga Turqia për të shërbyer në Shkodër, gjatë këtij muaji. 

   Namazin e teravisë, e ndanë me thirrësin islam Lavdrim Hamja, teksa namazin e vitrit do të kisha kënaqësinë ta drejtoja, për të vazhduar pas tij me duanë në gjuhën shqipe dhe dersin e kësaj nate të teravisë.

   Xhamia e Hazreti Omerit (kështu quhet ndryshe xhamia e Bahçallëkut), ka një ambient të madh e të gjerë, ndonëse në këtë natë, dukej se ajo vazhdonte të mbante agjërim..!

   Në dersin e teravisë fola mbi madhështinë e Zotit Fuqiplotë për të falur robët e Tij, kërkues të sinqertë të mëshirës dhe faljes, të penduar me përkushtim para duarve të Tij.

   Pas përfundimit të dersit, “Fatihaja” në xhemat ishte kurora e kësaj nate adhurimi në këtë xhami, në hyrje të qytetit të lashtë të minareve të bardha të teuhidit.

Teravia e katërmbëdhjetë, në xhaminë e Bahçallëkut
Teravia e katërmbëdhjetë, në xhaminë e Bahçallëkut
Teravia e katërmbëdhjetë, në xhaminë e Bahçallëkut
Teravia e katërmbëdhjetë, në xhaminë e Bahçallëkut
Teravia e katërmbëdhjetë, në xhaminë e Bahçallëkut