Tendenca xhahile që kthejnë pas rrotën e historisë!
(Shkodër, më 11 dhjetor 2009)
“Nxitja e sondazheve ndaj “rrezikut” të minareve në Zvicër,
është një tendencë xhahile që ka qëllim të kthejë pas rrotën e
historisë”- ka thënë në zemër të hytbes së xhuma, më 11 dhjetor
2009, nga minberi i xhamisë Tophanë Imam Muhamed Sytari.
“Është paradoksale që pikërisht nga Zvicra e diversitetit
kulturor, etnik, gjuhësor e intelektual, të vijnë këto sinjale
negative që nuk i shërbejnë kohës, as përpjekjeve botërore sot
për të rritur frymën e dialogut, bashkëjetesës ndërfetare dhe
respektimit të të drejtave të njeriut. Më 29 nëntor 2009, 57.5 %
e popullatës zvicerane votoi pro “rrezikut” të ndërtimit të
minareve në vendin e tyre, të nxitur nga Partia Popullore
Konservatore, një parti e djathtë! As e majta dje, as e djathta
konservatore sot, nuk mund ta shuajnë zërin e Islamit në botë!
E kuqja dje, u përpoq me zjarr e hekur, por pa rezultat! Edhe e
djathta xhahile e kësaj kohe që nxit kthimin e rrotës së
historisë nga pas, nuk do të arrijë asgjë!
Historia e jonë e ka faqen e bardhë, ndërsa e tyrja e ka të kuqe
dhe të zezë! Të kuqe, si gjaku i muslimanëve të pafajshëm të
masakruar nga kryqtarët vrastarë, injorantët e mesjetës! Të zezë,
si boja e qindra e mijëra dorëshkrimeve dhe librave të
muslimanëve, që dogjën dhe hodhën nëpër lumenjtë e vendeve që
damkosën me demonizmin e tyre.
Historia e jonë, është historia e Hz. Omerit, që edhe kur iu
dorëzuan çelësat e Kudsit në Palestinë, nuk pranoi të falej në
kishën e të krishterëve, nga frika se mos muslimanët pas tij do
ta kthenin këtë kishë në xhami në respekt dhe nderim të tij!
Historia e jonë, është historia e Shejkhul-Islamit Zenbili Ali
Efendi, i cili ndaloi Sulltan Selim Javuzin e famshëm, për të
islamizuar krejt Ballkanin, në hakmarrje të vrasjeve dhe
masakrave të kryqtarëve në Andaluzi!”- ka thënë në mes të
tjerave hatibi i xhamisë Tophanë, i cili nuk ka ngurruar të
krahasojë atë që po ngjet me minaret e Zvicrës, me realitetin e
projektit të xhamisë së madhe të qendrës së Tiranës, për të
cilën “nuk firmosin vëllezërit e atyre që duan të kthejnë pas
rrotën e historisë në Zvicër!”.
Gjithashtu ai ka përmendur dhe ndodhinë më të fundit të ndodhur
ditën e djeshme, më 10 dhjetor 2009, ku në një periferi të
Lozanës, biznesmeni Gyjom Moran (jomusliman), në shenjë proteste
ndaj sondazhit që e ka quajtur të turpshëm, ka kthyer një oxhak
të një prej punishteve të tij, në minare islame, duke e
zbukuruar edhe me gjysëmhënën ngjyrë ari!
“Duhet ditur se sot në Zvicër, sipas statistikave zyrtare,
jetojnë mbi 400 mijë muslimanë, nga 5.7 milion banorë që ka ky
vend. Kjo shifër e bën Islamin fenë e dytë pas krishtërimit.
Ndërkohë, nga 200 qendra islame që ndodhen në këtë vend, vetëm 4
prej tyre kanë minare! Ndërsa “minareja” e 5- të përfundoi së
ndërtuari dje mbi oxhakun e punishtes së një të krishteri në
periferi të Lozanës”- ka përfunduar Sytari.
V. Mehmeti
![]() |
![]() |
![]() |


