Muhamed Sytari
thirrës islam
"Të gjithë kemi nevojë për Resulull-llahin (a.s)"
(Shkodër, më 29 shkurt 2008 - Xhamia Tophanë)
Nëpërmjet minberit të xhamisë së Tophanës, thirrësi islam
Muhamed Sytari, ka vazhduar edhe sot me serinë e hytbeve të
xhumasë me temë dashurinë e sahabëve për Resulull-llahin
(a.s).

Në
ligjëratën e sotme, pasi ka përmendur disa raste konkrete në
lidhje me këtë temë, ai është ndalur në komentimin e tyre duke
theksuar: “Vëllezër dhe motra! Të gjithë ne sot kemi
nevojë për Resulull-llahin (a.s), për mësimet e tij, për
mëshirën e tij, për butësinë e tij, për durimin e tij, për
sakrificën e tij, për mesazhet qytetërues me të cilat u dërgua,
për dritën e tij që të ndriçojë errësirat e materializmit të
sotëm, për...
Rastet e mësipërme dhe ato që kemi përmendur në ligjëratat e
kaluara, duhet të na vlejnë që të ndezim me to, sadopak, dashuri
të sinqertë për Zotërinë e bijve të Ademit, dashuri që na
nxjerrë nga errësira në dritë, nga padituria në dituri, nga një
Islam i pretenduar në një Islam aktiv dhe të gjallë!”
Për të disatën herë, hytbeja e xhumasë u parapri nga dersi i
xhumasë, i mbajtur nga thirrësi islam Lavdrim Hamja.
Ahmed Mahiri