Muhamed Sytari
thirrës islam
Tarikatet islame janë një vlerë e kulturës islame në Shqipëri
(Sytari: “Ka ardhur koha të shikohet nga e ardhmja e përbashkët në shërbim të Thirrjes Islame...”)
Shkodër, më 23 shkurt 2008
Sot
paradite, thirrësi islam Muhamed Sytari ka pritur në bibliotekën
e tij Sheh Qemaludin Rekën, prijës i xhamisë së Ehli Bejtit në
Tiranë, me të cilin ka diskutuar rreth aktualitetit të Thirrjes
Islame në Shqipëri dhe rrugët e bashkëpunimit të mëtejshëm në
mes përfaqësive islame në vendin tonë.
Në bisedën e tij, thirrësi islam Muhamed Sytari ka vlerësuar
rolin pozitiv të tarikateve islame në vendin tonë në ruajtjen e
harmonisë ndërislame dhe forcimin e ndjenjave të sinqerta islame
dhe kombëtare nëpërmjet aktivitetit të tyre. Njëkohësisht, ai ka
theksuar se ka ardhur koha të shikohet nga e ardhmja e
përbashkët në shërbim të Thirrjes Islame, duke u distancuar nga
e shkuara e pluhurosur e konfuze.
Nga ana e tij Sheh Qemaludin Reka, ka falënderuar kontributet e
thirrësit islam Muhamed Sytari në shërbim të unitetit islam në
vendin tonë dhe ka theksuar se është detyrë e prijësve fetare
aktualë të punojnë sëbashku për t’i shërbyer harmonisë islame
dhe kombëtare, sipas mësimeve të Kuranit, profetit Muhammed
(a.s) dhe Ehli Bejtit.
Në përfundim të takimit, mikpritësi i ka dhuruar mikut të tij
një punim në dru të xhamisë së Tophanës, si një kujtim simbolik
nga qytetit i Shkodrës.
Gazetari