Takim i përzemërt me studentët shqiptarë në Damask
(Damask, më 21.3.2009)
Gjatë vizitës së tij në Damask, thirrësi islam Muhamed Sytari
është interesuar edhe për gjendjen e studentëve shqiptarë që
vazhdojnë studimet e tyre në këtë fondacion.
Me këtë rast, në takimin me studentët shqiptarë, ka marrë pjesë
edhe dr. Salahudin Keftaro. Në fjalën e tij përshëndetëse, pasi
ka falënderuar thirrësin islam Muhamed Sytari për vizitën e tij,
ka folur mbi rëndësinë e përfitimit nga koha në shërbim të
dijes, edukimit islam, kuptimit të kohës dhe shpirtit të
sakrificës në shërbim të përhershëm të Thirrjes Islame me
urtësi.
Nga ana e tij, vizitori nga Shkodra, pasi është interesuar për
studimet dhe gjendjen e studentëve shqiptarë në Damask, ka bërë
një ekspoze të gjendjes së Thirrjes Islame sot në Shqipëri,
mënyrën sesi funksionojnë institucionet islame dhe xhamitë,
nevojën që ka sot Shqipëria për thirrës islamë të edukuar me
frymën e mesatarizmit dhe dialogut islam, njerëz me
personalitet, të pjekur, të urtë, të thelluar jo vetëm në
njohuritë fetare, njohës të gjuhëve të huaja dhe kulturave
joislame etj.
I pyetur nga studentët, ai ka dhënë mendimin e tij edhe në
lidhje me çështjen e zgjedhjeve në Komunitetin Musliman
Shqiptar, kakofoninë e madhe të ndodhur ditëve të fundit në
mediat shqiptare në lidhje me këtë etj.
www.muhamedsytari.net
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|