Muhamed Sytari
thirrës islam
Takim me drejtorin e Seminarit Jezuit në Shkodër
(Shkodër,
e enjte, më 6 mars 2008 )
Sot paradite, thirrësi islam Muhamed
Sytari, ka vizituar në zyrën e tij, drejtorin e Seminarit Jezuit
në Shkodër, at Mario Imperatori.
Takimi,
që u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit dhe bashkëbisedimit,
u përqendrua te domosdoshmëria e angazhimit për të forcuar urat
e komunikimit ndërfetar dhe respektimit të tjetrit dhe besimit
që ai përfaqëson.
Mikpritësi e njohu vizitorin me
qëllimet e Seminarit Jezuit në qytetin e Shkodrës. Sëbashku me
vizitorin e tij, ata bënë edhe një vizitë në bibliotekën e këtij
Seminari.
Me këtë rast thirrësi islam Muhamed
Sytari i dhuroi bibliotekës së Seminarit Jezuit Shkodër dhe
mikpritësit të tij 5 tituj nga librat e tij, në shenjë të
bashkëpunimit dhe kontributit të tij për forcimin e këtyre urave
që lidhin Islamin me Krishtërimin.