Muhamed Sytari
thirrës islam
Takim dialogues ndërkombëtar rreth ballafaqimit të qytetërimeve dhe dialogut ndërfetar në botë
(afrimi dhe kuptimi i Islamit me botën perëndimore)
Në kuadrin e aktiviteteve që afrojnë
kuptimin e duhur të
Islamit me botën perëndimore dhe qartësimin e imazhit të tij sot
në botë, që zhvillon Fondacioni më imadh islam në Lindjen e
Mesme “Shejkh
Ahmed Keftaro”
në
Damask të Sirisë, më datën 28 dhjetor 2007, në hollin e xhamisë
“Ebu
Nur”,
u zhvillua një takim dialogues rreth çështjeve të ballafaqimit
të qytetërimeve dhe dialogut ndërfetar në botë.
Në këtë
takim ndërkombëtar referuan drejtori i përgjithshëm i këtij
fondacioni, Dr. Salahudin Keftaro (Siri), past
ori
Pjer Ramsdel (Danimarkë), thirrësi islam Muhamed Sytari (Shqipëri)
dhe studiuesi Patric Broduar (Kanada), duke u përqendruar te
vlerat e qytetërimit islam dhe mesazheve qytetëruese të Thirrjes
Islame.
Në fjalimet
e tyre, ata vlerësuan edhe harmoninë ndërfetare ekzistuese në
Siri, si një shembull unikal në botë, duke patur parasysh
origjinalitetin e kësaj harmonie dhe distancimin nga servilizmat
dhe ekzagjerimet injorante prezente aty-këtu edhe në vende të
tjera.
Në fjalimet
e tyre referuesit vlerësuan gjithashtu rolin e
rëndësishëm të
Fondacionit islam “Shejkh
Ahmed Keftar
o”,
në prezantimin bashkëkohor dhe origjinal të mësimeve të Islamit,
i cili e vlerëson njeriun, cilindo njeri, duke respektuar të
drejtën e jetës, besimit dhe lirisë së praktikimit të riteve
fetare.
Njëkohësisht
referuesit në këtë takim u distancuan nga çdo lloj shfaqje
ekstremiste që dëmton imazhin e fesë së pastër dhe prekë
ndjenjat besimore të besimtarëve në botë.
Sikurse dënuan çdo përpjekje për të prishur imazhin e mësimeve
qytetëruese të Islamit që thërret për dialog dhe harmoni me
bijtë e feve qiellore, në shërbim të shoqërive dhe harmonisë
globale në planetin tonë.
Gazetari
21.01.08