ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Syneti dhe bidati

(Shkodër, xhamia Tophanë, më 28 janar 2010) 

Në dersin e natës së xhuma, më 28 janar 2010, në xhaminë e Tophanës, vaizi i saj Imam Muhamed Sytari ka vazhduar të flasë për të dytën javë me radhë mbi domethënien e bidatit në fe. Sonte ai, është ndalur te bidati në adhurim, ku nëpërmjet argumenteve dhe shembujve konkretë ka shpjeguar domethënien e tij dhe llojet përkatëse.
Gjatë kësaj mbrëmje fetare, vaizi i xhamisë Tophanë ka tërhequr vëmendjen e të pranishëmve ndaj një hadithi profetik, të cilin e ka cilësuar si “alarm profetik”, në të cilin thuhet: “Sa herë që një popull shpikin një bidat (në fe), do të ngrihet prej tyre një traditë profetike”.
Ndër të tjera, ai ka thënë: “Më thoni sa tradita profetike islame janë zhdukur dhe po zhduken nga traditat tona kombëtare nëpërmjet bidateve të reja që po degradojnë dita-ditës dinjitetin e muslimanit shqiptar? Ku është hijeshia dhe serioziteti i muslimanes së dikurshme, sot në kohën e përzierjes së shfrenuar, mbrëmjeve rinore, “party-ve” ekstremisht imorale etj.?!”
Dersi i natës së xhuma, nga java në javë tërheq vëmendjen e të rinjve dhe besimtarëve të ndryshëm që janë të interesuar për të mësuar përherë e më shumë rreth fesë së tyre dhe haditheve të shumta profetike që e shpjegojnë atë.


www.muhamedsytari.net
  

 

(Shkodër, xhamia Tophanë, më 28 janar 2010) 
(Shkodër, xhamia Tophanë, më 28 janar 2010) 
(Shkodër, xhamia Tophanë, më 28 janar 2010) 
(Shkodër, xhamia Tophanë, më 28 janar 2010)