Studiuesi Nexhat Ibrahimi dhe “LOGOS-A” vizitojnё Myftininё
(Shkodër, më 29 maj 2010)
Ditёn e shtunё, mё 29 maj 2010, myftiu i Shkodrёs Imam
Muhamed Sytari ka pritur nё zyrёn e tij studiuesin dhe dijetarin
islam nga Kosova, Nexhat Ibrahimi sё bashku me stafin drejtues
tё Shtёpisё Botuese “LOGOS-A” nga Shkupi. Kjo vizitё pёrkon edhe
me promovimin e kolanёs me veprta e dijetarit tё shquar islam
shkodran Imam Vehbi Ismaili, qё kjo shtёpi botuese promovoi
paraditёn e sё shtunёs nё qytetin e Shkodrёs.
Gjatё bisedёs sё pёrzemёrt, myftiu u ka uruar mirёseardhjen nё
Shkodёr miqve tё dashur nga Kosova dhe Maqedonia. “Ёshtё njё
nder i madh qё sot ju gjendeni nё Shkodёr. I keni shtuar mirёsi
e begati qytetit tonё me vizitёn dhe aktivitetin qё keni
zhvilluar sot. Mё lejoni t’ju falёnderoj pёrzemёrsisht pёr
nderimin qё i keni bёrё dijetarit shkodran Imam Vehbi Ismaili me
kёtё botim tё plotё tё veprёs sё tij. Ёshtё njё shёrbim ndaj
vetё Thirrjes Islame, pёr tё cilin brezat do t’ju jenё pёrherё
mirёnjohёs!”- ka thёnё ndёr tё tjera myftiu.
Nga ana e tij, studiuesi Nexhat Ibrahimi, pasi i ka uruar
detyrёn e re myftiut tё Shkodrёs, ka shprehur kёnaqёsinё e tij
qё ёshtё sot i pranishёm nё Shkodёr, qytetin e dijes dhe
dijetarёve. Me kёtё rast ai i ka dhuruar mikpritësit kolanёn me
veprat e Imam Vehbi Ismailit.
Gjatë kësaj bisede ёshtё folur edhe pёr kontributet e vyera dhe
botimet qё Sh.B. “LOGOS-A” ka dhёnё dhe vazhdon tё japё me libra
tё dobishёm e studime qё shёrbejnё nё ringjalljen e traditёs dhe
qytetёrimit islam nё trojet shqiptare.
Me kёtё rast myftiu Imam Muhamed Sytari u ka dhuruar miqve tё
tij njё pjesё tё rёndёsishme tё librave tё tij tё botuar gjatё
kёtyre dhjetё viteve tё fundit si dhe numrin e fundit tё gazetёs
“Udha Islame”, botim i myftinisё Shkodёr.
Kjo vizitё ёshtё mbyllur me urime dhe lutje tё pёrzemёrta pёr
bashkёpunime tё ndёrsjellta dhe aktivitete tё dobishme nё tё
ardhmen.
Marrë nga: http://myftinia-shkoder.org/11.html
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|