Si mund ta njohim Krijuesin e gjithësisë?
(...Emri më i madh është All-llah, pra është mirë të përsëritet disa herë në ditë)
Shejkh Vehbi S. Gavoçi
Njerëzit bëjnë disa pyetje dhe kërkojnë përgjigje për to. Cilat
janë disa cilësi të Krijuesit (xh.sh)? Pse Ai na ka krijuar ne
me gjithësinë dhe e ka vënë atë në dispozicionin tonë? Çfarw
kërkon prej nesh, mbasi nuk ka nevojë për kënd, por gjithësia ka
nevojë për Të në çdo sekondë?
Disa cilësi të Zotit xh.sh.
1. Krijuesin (xh.sh) nuk e ka parë kush. Edhe
Profeti (a.s) kur u ngjit në miraxh (në qiell) ka thënë: “Pashë
dritë! Ishte dritë, si mund ta shihja?!” Pra, mbasi nuk e ka
parë kush, asnjë nuk mund të thotë se si është Zoti (xh.sh).
2. Krijuesi nuk ka nevojë për ushqim e furnizim,
për ajër, nuk ka sy, veshë, duar e këmbë si krijesat e Tij. Ai
shikon e dëgjon gjithçka, por mjetin nuk e dimë. Krijesat e Tij
formohen nga mishi me kocka të dobëta që gradualisht forcohen,
janë të padijshme dhe mësojnë. Zoti (xh.sh) nuk ka asnjë
ngjashmëri me krijesat e Tij.
3. Disa ateistë e pyetën Profetin (a.s) në Meke:
“Për çka na thërret?” Profeti u përgjigj: “Për të besuar në
Zotin (xh.sh)” Ata përsëri pyesnin: “Na cilëso Zotin tënd si
është, prej ari, argjendi a prej hekuri?” Me këtë rast zbriti
sureja "Kul huvall-llahu ehad" deri në fund që do të thotë: "Thuaj:
Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet
(mbështetet) për çdo nevojë. Ai s'ka lindur, as nuk është i
lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. (Ihlas:
1-4).
Besimtari nuk mund të thotë se Zoti (xh.sh) ka ardhur nga tjetri
e ai tjetri pas Tij, por duhet thënë se është pa fillesë e
mbaresë.
Besimtarët duhet të largojnë nga mendja mendimet e shtrembra,
pyetjet spekulative, të mënjanojnë dyshimet, të mos merren me
biseda e diskutime të pa baza, të mos bien në mëkate e gabime të
pafalshme, por të besojnë me mendje, me zemër e me shpirt në
qenien e Zotit (xh.sh) e në cilësitë e Tij.
4. Besimtari e ka të qartë se çdo krijesë ka
fillim e ka fund, ka lindje dhe vdekje, Zoti (xh.sh), nuk u
ngjan krijesave, prandaj nuk ka fillim as nuk ka fund. Zoti
(xh.sh) është i plotë, ka cilësi të plota.
5. Zoti (xh.sh) na ka mësuar emrat e Tij në
Kur'an e në hadithe, prandaj nuk është e lejueshme të themi emra
për Të sipas dëshirës sonë. Këndej nuk bën p.sh të shprehemi me
emra të tillë si qiell, inxhinier, fuqi, person, natyrë, shpirt,
dritë etj, mbasi qielli e natyra janë të krijuara, nuk munden të
krijojnë një grusht dhé, një kokërr grurë e jo një buburrecë,
mushkonjë, mizë etj.
Zoti (xh.sh) ka 99 emra. Ata janë të lidhur të gjithë me të
mirat e Tij. Emri i Tij i vetëm është All-llah, i cili njihet më
tepër se emrat e tjerë që përmenden.
Dijetarët (ulematë) thonë se emri më i madh është All-llah, pra
është mirë të përsëritet disa herë në ditë dhe është shumë mirë
të arrihet deri në 100 herë.
6. Zoti (xh.sh) na i ka mësuar virtytet e Tij
si: krijues, fuqiplotë, i pangjashëm, dëgjues i largët dhe i
afërt pa asnjë dyshim, shikues i tillë në errësirë e dritë pa
asnjë mëdyshje, edukues i gjithësisë, mbret i gjithçkaje të
gjallë e jo të gjallë. Ai bën ç’ka do, jep e merr si do, nuk i
trembet kujt, nuk është përgjegjës para kujt, s'ka nevojë për
kënd as për kurrgjë, krijoi gjithësinë dhe e zhduk atë, mandej e
krijon me një fjalë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet. Nuk lodhet, nuk
harron, nuk mërzitet nga sjelljet e punët e këqija të njerëzve,
falw pa masë, ka mëshirë që përfshin gjithësinë, prandaj kur
njeriu kthehet në rrugë të drejtë, sado të ketë punuar keq e
thënë fjalë të ndaluara, pendesa i merret parasysh.
Tregohet se hz. Ibrahimi (a.s), ka qënë shumë bujar dhe nuk
hante gati kurrë pa pasur miq. Një herë kaloi para tij një plak.
E ftoi për të ngrënë dhe e pyeti se çka besonte. Plaku u
përgjigj se besonte zjarrin. Hz. Ibrahimi u betua të mos e
gostiste plakun, mbasi adhuronte zjarrin. Plaku u largua pa
ngrënë. Me këtë rast Hz. Ibrahimit i erdhi urdhëri nga Zoti
(xh.sh): “O Ibrahim, Unë e ushqeva tash 70 vjet, ti nuk e
ushqeve njëherë”. Atëherë, Ibrahimi (a.s) doli ta kërkojë plakun
dhe, kur e gjeti, i tha: “Urdhëro, për të ngrënë tek unë”. Plaku
e pyeti Ibrahimin: “Ç 'ka ndodhur, tani po më fton, kurse më
parë më përzure?” Ibrahimi (a.s) iu përgjigj: “Zoti (xh.sh) më
qortoi, më tha se atë plak e furnizoj tash 70 vjet pa u mërzitur,
kurse ti menjëherë u mërzite”. Në atë çast, plaku u soll nga
Zoti (xh.sh), bëri tobe dhe hoqi dorw nga adhurimi i zjarrit.
Çdo virtyt i mbështetet Zotit (xh.sh) dhe përkundrazi, çdo ves
nuk i mbështetet Atij. Zoti (xh.sh) nuk është zullumqar. Më i
afërt tek Ai është më i miri.
Zoti (xh.sh) nuk e harron as nuk e humb të mirën sado e pakët,
qoftë të larguarit e një ferre, të një gastareje, të një lëkure
bananeje, që të mos dëmtohet a të rrëshqasë njeri, qoftë të
dhënit ujë a mbrojtja e një kafshe nga keqtrajtimi e dëmtimet
etj.
Zoti (xh.sh) gjithashtu nuk harron dhe fjalët e sjelljet e liga,
sado të vogla qofshin, si: fyerja e një tjetri, frikësimi me
bërtitje ose me armë, vënia në lojë, përvetësimi i gjësë së
tjetrit e të tjera parregullsi.
Në Kur'anin Famëlartë për këtë problem thuhet: "E kush punoi
ndonjë të mirë që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush
punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë". (Zelzele:
7-8).
Zoti xh.sh. nga drejtësia që ka, do t'u japë të drejtën atyre që
u është mohuarnë këtëjetë të përkohshme. Me çfarë? Me të mirat
që ka bërë, mbasi në jetën tjetër nuk ka kush të holia për të
larë borxhet, nuk ka pozitë, ushtarë e roje, është i vetëm, nufc
lidhet veç me sjelljet e tij në këtë jetë.
7. Profeti a.s. kallëzon se në kohët e vjetra
një njeri kishte vrarë 99 vetë. Më yonë bëri edhe një vrasje dhe
u bënë 100 vetë. Ky njeri u suall nga Zoti xh.sh. me zemër,
pastaj vdiq. Zoti xh.sh. ia mori shpirtin me të mirët, mbasi ky
vdiq me toube.
Në kohën e Profetit a.s. ishte një njeri që kishte vrarë,
kishteadhuruarputee kishtebërë prostitucion. Ai e pyeti Profetin
a.s. se po të sillej nga Zotit, a e pranonte pendimin e tij?
Zoti xh.sh. zbriti me atë rast disa ajete Kur'anore. Në to
thuhej se ata lloj njerëzish, kur kthehen në punë të mira, Zoti
xh.sh. ua sjell të metat e gabimet në punë e sjellje të mira.
Profeti a.s. në një Hadith ka thënë se Zoti xh.sh. e ka ndarë
mëshirën e tij në 100 pjesë. Një pjesë e ka zbritur në tokë, me
atë pjesë mëshirojmë njeri- tjetrin, nëna- fëmijën, deri
pela-mëzin e saj.Njerëzit kanë shumë nevojë të marrin e të
fitojnë nga mëshira e Zotit xh.sh., që të mos kujtojë kush se ka
mëkate të mëdha e nuk gjen shpëtim. Le të bëjmë toube, le të
pendohemi, le te sillemi mirë, se na falen gabimet e të metat
dhe na pëlqen Zoti xh.sh. me njerëzit e mirë.