Shpirt Arefati në xhaminë e Tophanës
(Shkodër, më 07 dhjetor 2008)
Dita e Arefatit,
për këtë vit, ishte ditë agjërimi për xhematin e xhamisë së
Topanës.
Dy ditë më parë,
nëpërmjet minberit të xhumasë, thirrësi islam Muhamed Sytari, i
kishte bërë ftesë të gjithë besimtarëve që të bashkohen
shpirtërisht me haxhilerët e Shtëpisë së Madhnueshme, me agjërim
dhe lutje pas namazit të iqindisë në xhaminë e tyre.
Ditën e diel,
më 7 dhjetor 2008, holli i xhamisë së Tophanës ishte i mbushur
me besimtarë dhe besimtare, të moshave të ndryshme, të cilët
kishin ardhur edhe nga lagje të tjera (si: Bahçallëku,
Pazari,
Perashi, Rusi, Parruca, etj.), për të marrë pjesë në aktivitetin
fetar me rastin e Ditës së Arefatit.
Pas faljes së
namazit të iqindisë, nën drejtimin e hatibit të kësaj xhamie
Muhamed Sytari, safet u mblodhën në formën e një gjysëm hëne,
përreth mihrabit, ku përkrah drejtuesit të këtij aktiviteti,
qëndronin edhe imami i xhamisë Ilir Dizdari dhe thirrësi islam
Lavdrim Hamja.
Aktiviteti nisi
me një vasë rreth vlerave dhe dobive të agjërimit dhe adhurimit
në këtë ditë të madhe të Arefatit. Gjatë saj, thirrësi islam
Muhamed Sytari, duke u kujtuar të pranishëmve për vendndodhjen e
haxhilerëve në këto momente, u lut edhe për mbarësinë dhe
suksesin e tyre në kryerjen e këtij adhurimi të rëndësishëm që
vlen 1/5 e Islamit.
Pas tij, u
vijua me këndimin e sures “Jasin” dhe dhikre të shumta me
xhematë, të cilat u kurorëzuan me 11 salavate mbi të dërguarin e
All-llahut, Muhammedin (a.s).
Duaja e gjatë
në gjuhën shqipe, bërë nga hatibi i kësaj xhamie, ishte momenti
më kulmor i krejt këtij tubimi me vlera të shumta besimore.
Në përfundim të
tubimit, përqafimet dhe lutjet e përzemërta, ishin pamja më e
bukur që ofronte ky aktivitet i mbarë.
Më pas, një
grup besimtarësh agjërues, u drejtun sëbashku në sofrën e
iftarit të kësaj nate të madhe. Ishte, si të thuash, pritja më e
mirë që i bëhej ditës së parë të Kurban Bajramit, ditë ë
sakrificës e bamirësisë.
V. Mehmeti
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|