Shkrumbohet xhamia
e fshatit Mes-Myselim
(16 maj 2010)
Nё orёt e para tё ditёs sё diel, mё 16 maj 2010, si pasojё e
avarive tё energjisё elektrike, ka pёrfunduar e shkrumbuar
xhamia e fshatit Mes-Myselim.
Tё parёt qё kanё vёnё re shenjat e flakёs kanё qenё besimtarёt e
parё tё ardhur pёr tё falur namazin e sabahut nё ambientet e
xhamisё sё fshatit tё tyre. “Pёr 10 minuta krejt tavani ra dhe
flaka shpёrtheu gjithandej”- rrёfen njё prej dёshmitarёve
okularё tё kёsaj fatkeqёsie.
Edhe pas ndёrhyrjes sё zjarrfikёsve, flakёt nuk kanё kursyer
asgjё nё brendi tё kёsaj xhamie, e cila ёshtё ndёr tё parat e
rihapura menjёherё pas xhamisё sё Plumbit, mё 16 nёntor 1990.
Nё vendngjarje ka mbёrritur menjёherё edhe myftiu i Shkodrёs
Imam Muhamed Sytari, i shoqёruar nga imamё e thirrёs islamё,
duke ndarё me tё pranishmit shqetёsimin dhe dhembjen e kёsaj
fatkeqёsie tё papritur pёr komunitetin musliman tё kёsaj zone.
Mё vonё, nё orёt e pasdites, ai ka mbledhur nё njё mbledhje tё
jashtёzakonshme kёshillin e myftinisё Shkodёr, ku ёshtё
diskutuar gjerё e gjatё pёr problemin nё fjalё dhe rrugёt e
zgjidhjes sё kёsaj situate tё vёshtirё pёr besimtarёt e fshatit
Mes-Myselim.
ME KЁTЁ RAST, MYFTINIA SHKODЁR I BЁN THIRRJE KREJT OPINIONIT
MUSLIMAN SHKODRAN, BRENDA VENDIT DHE JASHTЁ TIJ PЁR TЁ
KONTRIBUAR EKONOMIKISHT PЁR RINDЁRTIMIN E XHAMISЁ SЁ FSHATIT
MES-MYSELIM.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|