Rrënjët e Sufillëkut (Mistika islame)
(...me të vërtetë e mbush jetën e njeriut me kënaqësi e frymëzim për sjellje e punë të mira)
Shejkh Vehbi Sulejman Gavoçi
Rrënjët e Sufillëkut përbëhen nga 10 pika:
· Të bësh tobe pas çdo mëkati, qoftë i madh qoftë i
vogël. Teube do të thotë të pendohesh për punën dhe
sjelljen e keqe, të largohesh nga ajo, të vendosësh të mos e
përsëritësh me atë gjë. N.q.s ai mëkat ka lidhje me persona të
tjerë, t’u jepet atyre e drejta dhe tu kërkohet e falur. Në
qoftëse njeriu e përsërit mëkatin pa dashje dhe bën teube sipas
kushteve të përmendura, ajo i pranohet.
Zoti xh.sh e di se kush e bën teuben me ndërgjegje dhe nuk
gënjehet nga ata që e bëjnë atë në mënyrë jo të sinqertë.
· Të dish të përmendësh të mirat e Zotit xh.sh, duke
filluar nga jeta, mendja, besimi, shëndeti e të mira të tjera të
panumërta që është e vështirë të numërohen, pasi çdo e mirë që
na vjen, është dhunti nga Zoti (xh.sh.)
Kush na kryen një kërkesë, na plotëson një nevojë, na ndihmon
për një punë, na ruan nga një rrëzik ne i shprehim mirënjohje
dhe falenderojmë, pra se si duhet të falenderohet Zoti xh.sh
prej njeriut që i ka dhuruar gjithë ato të mira?
Profeti a.s e ka falenderuar Zotin xh.sh për çdo rast. Ashtu
duhet të ejtë Sufia, i cili s’duhet të lejë në harresë të mirat
e Zotit xh.sh.
Kur e dimë se çfarë na vjen prej të mirave hynore, duhet të jemi
shumë të kënaqur dhe të falenderojmë Zotin(xh.sh.)
gjithashtu duhet të falenderojmë Zotin xh.sh edhe kur na
vjen ndonjë send apo ngjarje që nuk na pëlqen, sepse ai mund të
ishte më i keq më e madhe. Në këtë rast ka shpërblimin e durimit
nga Zoti xh.sh gjë që shprehet e përshkruhet shumë herë në
Kur’anin e Madhërueshëm.
Të njohësh të mirat e Zotit xh.sh do të thotë t’i përdorësh ata
në atë mënyrë që ka urdhëruar Ai, p.sh sytë për të parë të mira,
veshët për të dëgjuar të mira, jetën për të qënë në pëlqimin e
Tij etj.
· Të durosh vështirësitë e fakeqësitë që pëson njeriu në jetë
si sëmundje, varfëri, vetmi, vdekje e fëmijëve ose e prindërve
etj. Profeti a.s ka lindur jetim, kur mbushi 6 vjeç i vdiq edhe
e ëma, pas pak edhe gjyshi, i cili iu bë
prind, kur u rrit e u martua, i vdiqn të gjithë fëmijët gjatë
jetës së vet me perjashtim të zonjës Fatime, e cila vdiq 6 muaj
pas tij, ka pasur skamje, vetmi, luftra, torturim nga armiqtë e
megjithatë kurrë nuk u ankua për provat që kaloi në jëtë. Pra
Sufillëku d.m.th të durosh gjer të keqen e të këqijave, me zemër
të hapur, me falje të të tjerëve, si bëri i madhi me të voglin.
Nuk ka kuptim të ankohesh, kujt ti ankohesh, Zotit xh.sh?
Prandaj për fatkeqësitë kërkohet e duhet vetëm durim.
· Të pëlqesh e të pranosh gjendjen që na ka dhënë Zoti xh.sh,
qoftë në ngjyrë, në system trupor, në pasuri në dije etj; pasi
të Zoti xh.sh nuk lartësohet kush me trup, me bukuri, me pasuri,
me prestigj etj; por lavdërohet me besim e me sjellje të mira.
Profeti a.s ka thënë se Zoti xh.sh nuk i shikon fytyrat dhe
trupat e tuaj, Ai shikon zemrat e punët e tuaja. Pra të jesh,
kushdo, në çfarëdo vendi që të qëndrosh, në çfarëdo kohe të
jetosh, lidhe zemrën me Zotin xh.sh, përherë puna dhe sjellja
jote që t’i pëlqejë Zotit xh.sh, mos u frikëso se nuk është kush
tjetër kush më i miri për prestigj, për dije, për pasuri e të
tjera të dhëna se të gjithë jemi robër të Tij dhe të kërkojmë
pëlqimin e Tij.
· Të keshë një prijës, më të mirë, më të ditur e më të
afërt te Zoti xh.sh se ti vetë, të cilin ta kemi mësues,
edukator e model për sjellje. Këtë e njeh si prijës në rrugën e
gjatë të jetës me gënjeshtra e dredhina, me lakmi të ndryshme,
me habitje etj, i cili na vëren në sjelljet tona, në fjalët tona,
në punët tona, në gjendjet tona, në synimet tona, “si doctor
shpirtëror”, që na mëson të pastrojmë zemrën, të përmendim Zotin
xh.sh, të synojmë që në jetën tonë të sigurojmë pëlqimin e Zotit(xh.sh.)
Sharaniu shkroi më se një libër dhe ia paraqiti prijësit të vet
Ali, djalit të Havasë, por i kërkoi që t’i fshihte ato që kishte
shkruar. Më vonë kur shikoi se u pjek në rrugë të Zotit xh.sh, i
tha të shkruajë dhe shkroi disa libra të cilët vërtetë janë liba
të mirë, me nivel të lartë besimi e me efektin e duhur edukativ
që rridhte nga përmbajtja e tyre.
Në qoftëse nuk e gjen atë dritë, atë prijës që ta ndjakësh në
bazë të besimit e të mirësjelljes, atëherë merru me dhikër,
përmende shumë Zotin xh.sh, bjer istigfare dhe salavate mbi
Profetin a.s. me këto e zëvendëson prijësin që nuk është aty ose
është larg teje.
Mësuesit ose prijësit që pasohet janë nga katër medh-hebet, si
medh-hebi Hanefi, medh-hebi Maliki, medh-hebi Shafi dhe
medh-hebi Hambeli. Përveç këtyre ka edhe prijës të tjerë që janë
përprekur të largojnë jetën e tyre nga luksi i kësaj jete si:
Xhunejdi, Seri Sakatiu, Marufel Kerkhi, Ahmed Rrufaiu, Abdul
Kadër Gejlani, Ahmed El-Bedevi, Ebul Hasan Shadhiliu,
Muhamed Khalvetiu, Abdullah Nakshibendi e pasuesit e tyre të
tjerë njerëz të mëdhej të njohur për dije të lartë, për përbuzje
të kësaj jete, për sjellje që i pëlqejnë Zotit xh.sh.
Nëse gjeni njerëz të tillë shërbeni si ata, mësoni prej fjalëve
të tyre, prej ibadeteve të tyre, prej sjelljeve të tyre,
qëndroni shërbëtorë si ata, atëherë do të fitoni çka të
dëshironi dhe më tepër se dëshironi.
· Të përpiqësh për të mos ngrënë shumë, për të ndenjur
pak unshëm, sepse edhe kështu pastrohet zemra, të pakësosh
gjumin, sepse përmirësohet sjellja, shtohet bukuria e zemrës,
kujtohet varfëria e të varfërit, sepse thotë një shprehje e urtë:
Ai që han shumë, pi shumë, fle shumë humb shumë të mira.
Profeti a.s kalonte me familjen më tepër se një muaj pa ngrënë
ushqime të ndryshme, me përjashtim të ujit me hurma. Edhe
agjërimi ditën e hënë dhe të ejte është një mënyrë e mirë për të
zbutur zemrën në pikëpamjen të mosngrënjes shumë.
· Të largohesh e të mos përzihesh me njerëz, veç kur
është e nevojshme, veçanarisht me ata që ajnë të rënduar me
falje për këtë jetë e jëtn tjetër. Zemra e errët e tyre mund të
lëshojë errësirë në zemrën tënde, në sjelljen tënde, në mungesat
tuaja me Zotin(xh.sh.) kjo jetë të ndihmon për të ndriçuar
zemrën, e bën atë më të ndritëshme, ku sheh përfitimet që ke,
kur nuk bashkohesh, me zemrat errëta. Duke pasur zemrën e pastër
mund të përfitojnë edhe të tjerët nga drita e zemrës tënde. Një
prej atyre grupeve njerëzore që përfiton xhennetin pa asnjë
vështërsi, është ai që përmend Zotin(xh.sh.) me lot në sy në
vetmi, larg njerëzve.
· Të flasësh pak, jo, shumë, vetëm kur të jetë nevoja,
sepse ai që flet shumë gabon, ndoshta detyrohet të ndërhyjë në
jetëne të tjerëve, duke i marrë ato nëpër gojë, të gënjejë, të
pjerë në sëmundjen e zilisë e të zemërimit e hidhërimit e sa
gabime të tjera që sjell fjala pa nevojë. Siç dihet çfarë flet
goja, gjithçka regjistrohet dhe një ditë do të jepet llogari.
Profeti a.s ka folur pak, vetëm kur ka qenë e domosdoshme dhe
gjithmonë ka përmendur Zotin xh.sh
Ebu Hanife, ka folur pak dhe kur u pyet pse fliste kështu, ai
tha se vepron në këtë mënyrë, sikur uji vjen ngadalë në vijën e
kullimit. Ai që flet pak ka mundësi të kufizojë veten, ta ruajë
nga mëkati dhe kohën që e ka në dispozicion të mos e shpenzojë
kot, por ta shfrytëzojë për të përmendur Zotin xh.sh, që i
shpërblehet për të mirën e tij.
Një fjalë e urtë arabe thotë: “Gjuha jote është kali yt, nëse e
ruan, të ruan”. Thuhet se njeriu është zot i fjalës së vet, para
se të flaës të mendojë mirë, se kur të flaës bëhet rob i saj.
Siç dihet, mëkatet më të shumta i vijnë njeriut nga gjuha, nga
fjala, nga mendimet e pa kontrolluara, prandaj duhet të tregojmë
dhumë kujdes në përdorimine tyre.
· Të mos flesh natën veç pak, sepse, siç dihet, nata
është koha e qetësisë, gjithçka natën pushon, makinat, zërat
njerëzve e të kafshëve pakësohen ose shuhen fare, pra në këtë
kohë të qetë zgjohet zemra për të përmendur Zotin xh.sh e për
t’u falë, për të lexuar Kur’an, për të kujtuar të mirat e pa
fund të Zotit (xh.sh.) të gjitha këto bëjnë efekt të mirë tëk
njeriu të cilit i dridhet zemra nga frika, derdh lot nga kujtimi
i vetmisë në varr, i vetëm e pa shokë, pa dritë, pa grua e
fëmijë, pa pasuri, pa fuqi, pa asgjë, siç ju thotë Zoti xh.sh
njerëzve të gënjyer nga pasuria e fuqia (Erdhët të vetmuar, si
ju kemi krijuuar, nuk po keni me vete çka ju kemi dhënë në jetën
e kaluar). Zoti xh.sh na kallëzon në Kur’anin e Bekuar se
Profeti a.s me shokë kalonin gjysmën e natës, herë më pak e herë
më shumë, duke u falur e duke përmedur Zotin xh.sh.
Dimë se Ebu-Hanifeja e disa dijetarë të tjerë në të kaluarën e
kalushin gjithë natën në ibadet, falshin dy rekatë e lexoshin
Kur’an.
Prej Sufisë nuk pëlqehet të qëndruarit deri natën vonë e pastaj
të fjeturit në kohën e bekuar që është para sabahut e pas sa të
dalë drita e Diellit.
· Të mendosh për krijesat e Zotit xh.sh, duke filluar
me veten. Njeriu është një libër plot sekrete, ai nuk di si
mendon, si flet etj. Krahas vetes duhet të mendosh edhe për
krijesat tjera, të mendosh për të mirat e Zotit xh.sh dhe për
dhuratat që na ka falur e na fal gjatë jetës, në çdo moment të
saj. Nuk ka gjë më të mirë se besimi e shëndeti, këto janë
kryesoret, pastaj vinë të mira të tjera, që nuk numërohen dot.
Sa më shumë të mendosh për të mirate Zotit xh.sh, aq më tepër
forcohet besimi, të shtohet dashuria për Zotin xh.sh, e cila të
shtyn për të qenë përherë në pëlqimin e Tij. Një fjalë e vjetër
thotë që ai që don tjetrin, i bindet atij. Profeti a.s ka thënë:
“Duajeni Zotin xh.sh për të mirat që ju sjell dhe më duani mua,
ashtu si Zoti xh.sh më don mua”.
Ky mendim me të vërtetë e mbush jetën e njeriut me kënaqësi e
frymëzim për sjellje e punë të mira, e nxit për ta plotësuar
formimin e vet me virtyte të të lavdërueshme e për të jetuar në
çdo pikëpamje sipas mësimeve, urdhrave, detyrave e porosive të
Zotit xh.sh.
Këto, motra e vëllezër muslimanë, janë rrënjët, shtyllat e
kushtet e Tasav-vufit (Misticizmit), që duhen njohur e zbatuar
mirë, me korrektësi e sinqeritet e vazhdimisht në jetën e
përditëshme.