ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Rihapet Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonës

(Xhamia Greenway Masjid)   

Në mëngjesin e datës 10 Maj, 2009 u be rihapja solemne e Qendrës Islame Shqiptare - Amerikane te Arizonës (Xhamia Greenway Masjid). Kjo dite ishte një ditë e veçantë për këtë komunitet ngase  kishte kaluar një periudhë 4 vjeçare që pjesëtarët e këtij komuniteti, kryenin ritmet fetare dhe tubimet e tyre të ndryshme në godina të tjera të cilat i përdornin me qera.

Te pranishëm në këtë ceremoni ishin mysafir të shumtë nga Arizona dhe nga shtete të ndryshme të Amerikës. Në këtë ceremoni të veçantë merrnin pjesë nga Komuniteti Mysliman i Arizonës, koordinatori i Këshillit të Përgjithshëm të Imamëve të Arizonës Marwan Sadaddin dhe Imami i komunitetit Boshnjak të Arizonës Sabahudin Ceman. Mysafirët nga jashtë ishin: Thirrësi Islam Burhan Fili nga Detroiti, Mechigan, Imam Edin Gjoni me disa anëtarë të bordit të Xhamisë së Queen’s në New York, Imam Omer Musa bashkë me Imam Omer Kadriun nga Xhamia e Staten Island, New York, gjithashtu dhe Imam Muhamed Osmani nga Xhamia e Dallasit në Texas.

Ceremonia drejtohej nga znj. Fatbardha Toska, e cila në fillim ftoi Imamin e Xhamisë së Staten Island, New York, Omer Musa për ta hapur ceremoninë me këndimin e disa verseteve të Kuranit të Madhërishëm. Këndimi i bukur i Kur’anit la mbresa të mira tek të pranishmit.

Pas këndimit të Kuranit, fjalën e morri Imami i kësaj Xhamie Didmar Faja i cili bëri mirëseardhjen të pranishëmve dhe falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në mënyra të ndryshme për rihapjen e Xhamisë. Imami tha që kjo ditë është një ditë e madhe dhe historike e komunitetit tonë Shqiptarë në Amerikë. Kemi pasur shumë sfida në rihapjen e kësaj Xhamie dhe të gjitha këto sfida i kemi kaluar me ndihmën e Allahut dhe me vendosjen e palëkundur të disa besimtarëve të cilët Allahu për ta ka thënë në Kur’an: “Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.”

Ceremonia vazhdoi me përshëndetje nga koordinatori i Këshillit të Imamëve të Arizonës dhe imamëve të tjerë. Thirrësi Islam Burhan Fili mbajti një fjalim domethënës dhe preku zemrat e shumë besimtarëve. Urimet e tyre shprehën dhe zt. Remzi Barolli, antarë i kësaj Xhamie dhe Dr. Arben Lasku, Kryetari i shoqatës shqiptare “Eagle of Arizona”.

Gjë e veçantë në këtë ceremoni ishte recitimi i disa vjershave dhe këndimi i himnit shqiptar dhe i ilahijave të ndryshme nga kori i sapoformuar i Xhamisë, i cili përbëhej nga studentë shqiptarë dhe nga ato të kombësive të ndryshme.

Pas këndimit të pjesëve të ndryshme të Mevludit nga Imamët dhe tekbireve e salavateve nga të pranishmit, Imami i Xhamisë e mbylli këtë ceremoni me lutje drejtuar Allahut Fuqiplotë.

Më pas u fal namazi i Mesditës. Për të pranishmit Xhamia shtroi një drekë në Akademinë Islame te sapoformuar “Greenway Islamic Acadamy”

 

Këshilli i Xhamisë Greenway Masjid

Qendra Islamike Shqiptare Amerikane e Arizones

 

 

 

Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonës
Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonës
Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonës
Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonës
Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonës
Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonës
Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonës
Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonës
Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonës
Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonës
Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonës
Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonës
Qendra Islame Shqiptare - Amerikane e Arizonës