ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Punime tё reja nё xhaminё e Tophanёs

(Shkodër, më 22 mars 2010 ) 

Kёto ditё, nё xhaminё e Tophanёs ka nisur njё fazё e re pёr restaurimin dhe mirёmbajtjen e saj. Kjo inisiativё vjen si njё pёrpjekje e frekuentuesve dhe antarёve tё kёshillit tё kёsaj xhamie pёr tё mbajtur nё kёmbё si duhet xhaminё e tyre.


Duhet falёnderuar pёrpjekja e aktivistёve tё kёsaj xhamie, kёshillit tё saj, imamit dhe hoxhallarёve tё nderuar qё punojnё dita-ditёs pёr tё mirёn e kёsaj xhamie me emёr nё qytetin e Shkodrёs.


Ditёn e xhuma, mё 19 mars 2010, Imam Muhamed Sytari, hatib i kёsaj xhamie, ka lajmёruar nga minberi i xhumasё se kanё nisur punimet e reja pёr restaurimin dhe pёrmirёsimin e fasadёs dhe pamjes sё pёrgjithshme tё xhamisё sё Tophanёs.


All-llahu e shpёrbleftё mundin dhe kontributin e tёrё atyre qё pёrpiqen dhe japin nga energjitё e tyre nё shёrbim tё xhamive, shtёpive tё All-llahut.


www.muhamedsytari.net



Tophanë, mars 2010