Muhamed Sytari
thirrës islam
Punime të reja në xhaminë e Tophanës
(Shkodër,më
20 gusht 2008 )
Në
atmosferën e begatë të tre muajve të madhërueshëm, Rexheb,
Shaban dhe Ramazan, në xhaminë e Tophanës filloi faza e re e
restaurimit dhe perfeksioninimit të pamjes
së jashtme të saj, me bojatisjen e ambienteve të jashtme.
Pas
restaurimit të anekseve të brendshme të xhamisë, sot nisi lyerja
e minares dhe e pjesës ballore të saj, që do të ndikojë
pozitivisht në rregullimin e pamjes dhe zbukurimin e saj.
Duhet
theksuar se xhamia e Tophanës po kthehet në një shembull pozitiv
për xhamitë e tjera të vendit, duke patur parasysh sistemin e
brendshëm të mbledhjes së fondeve nga antarët e këtij xhemati,
me të cilat kryhen edhe nevojat kryesore të xhamisë.
Me këtë
rast, duhen falenderuar të gjithë besimtarët frekuentues të
kësaj xhamie që kontribuojnë në mënyrë sistematike për cilësinë
e vazhdueshme të xhamisë së tyre.
Ilir Dizdari
Imam i xhamisë Tophanë, Shkodër
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |



