ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

“E praktikojmë Islamin në Hollandë, në liri të plotë!”

(Xhamia Tophanë, më 11 dhjetor 2009) 

Pas përfundimit të faljes së namazit të xhumasë, më 11 dhjetor 2209, në xhaminë e Tophanës, Imam Muhamed Sytari ka lajmëruar se: “në mesin tonë ndodhet një vëlla i nderuar, i cili jeton dhe punon në Hollandë. Shfrytëzoj rastin ta ftoj përpara jush të na tregojë eksperiencën e tij si musliman praktikant i fesë islame”.
Gjatë fjalës së tij, i riu shkodran me banim në Hollandë, ka treguar për lirinë e praktikimit të fesë islame në Hollandë. Ai ka treguar gjithashtu se në vendin e tij të ri të banimit ndodhen edhe xhami me minare dhe ka shtuar: “Atje nuk ekziston problemi i Zvicrës”.
Kështu, besimtarët kanë dëgjuar më kureshtje rrëfimin e vëllait të nderuar Arlind Dibra, që jeton dhe punon në Hollandë, mbi eksperiencën pozitive islame atje. Ai ka treguar për organizimet e muslimanëve atje, duke treguar për xhamitë e turve, marokenëve, indianëve etj, si dhe harmoninë e tyre me njëri-tjetrin dhe me pjesën tjetër të shoqërisë hollandeze. Në mes të tjerash, ai ka përmendur edhe faktin pozitiv se shumë të rinj hollandezë po e përqafojnë me vetëdije dhe vullnet të lirë fenë Islame.
Në përfundim të fjalës së tij, besimtarët i kanë drejtuar pyetje të ndryshme rreth mënyrës së organizimit dhe mbështetjes ekonomike të xhamive atje, mbulesës së muslimaneve dhe paragjykimit etj, pyetje që kanë marrë përgjigjet e të riut musliman shkodran.


V. Mehmeti


“E praktikojmë Islamin në Hollandë, në liri të plotë!”-(Xhamia Tophanë, më 11 dhjetor 2009) 
“E praktikojmë Islamin në Hollandë, në liri të plotë!”-(Xhamia Tophanë, më 11 dhjetor 2009) 
“E praktikojmë Islamin në Hollandë, në liri të plotë!”-(Xhamia Tophanë, më 11 dhjetor 2009)