ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Pesë thirrjet e përditshme të varrit…

(E xhuma, më 25 dhjetor 2009) 

“Ditë për ditë varri e thërret njeriun duke i kujtuar destinacionin e ardhshëm pas largimit nga kjo botë e kjo jetë. Ibni Abbasi (r.a) transmeton e thotë: “Çdo ditë varri e thërret njeriun me pesë gjëra: O i biri i Ademit, sot rri i zgjuar mbi kurrizin tim, nesër do të flesh në barkun tim! O i biri i Ademit, sot gëzohesh mbi kurrizin tim, nesër do të dëshpërohesh në barkun tim! O i biri i Ademit, sot qeshesh mbi kurrizin tim, nesër do të qash në barkun tim! O i biri i Ademit, sot i thyen urdhëresat e All-llahut mbi kurrizin tim, nesër do të ndëshkohesh në barkun tim! O i biri i Ademit, sot ushqehesh mbi kurrizin tim, nesër do të ushqehen krimbat me ty në barkun tim!”. Këto pesë fjalë, mendova të jenë thelbi i hytbes së sotme, larg festave e tendencave të ndryshme për përdorimin e tyre në tjetërsim të identitetit dhe themeleve fetare të shqiptarëve!”- ka filluar hytben e kësaj xhumaje, e fundit për vitin kalendarik 2009, hatibi i xhamië Tophanë, Imam Muhamed Sytari.
Më pas, ai ka vazhduar të flasë mbi përpjekjet e përditshme që duhet të bëjë secili musliman për të mos e mbajtur fenë e tij vetëm në vetëvete, por për ta përhapur edhe te të tjerët! “Shikoni përreth jush përpjekjet e vazhdueshme politike, por jo vetëm, për ta ngushtuar sa më tepër rrezen e fesë islame dhe dritën e saj në këtë vend. A nuk ju angazhon kjo për të qenë më të përkushtuar në raport me fenë tuaj? A nuk duhet të nxisë ky fakt e shumë të tjerë shpirtin e përkushtimit maksimal në rrugën e lulëzimit të fesë tonë në vendin ku jetojmë?!”
Në fund të kësaj hytbeje, hatibi i Tophanës është lutur për mbarësinë dhe mirëqenien e të gjithë muslimanëve, në vendin tonë dhe përtej tij.

 


Shih në youtube:

http://www.youtube.com/user/MINBERNUR#p/u/4/kKqUG6IpKdQ (1)

http://www.youtube.com/user/MINBERNUR#p/u/3/qgk5N-_e3-c (2)



Ahmed Mahiri