Përmbytet sërish Xhamia e Plumbit…
(Shkodër, më 8 nëntor 2009)
Vazhdon të thellohet dita-ditës gropa e neglizhencës
institucionale ndaj Xhamisë së Plumbit, një ndër objektet e
kultit më të rëndësishme islame në vendin tonë.
Pas shirave të ditëve të fundit, ajo ka përfunduar sërish e
mbytur nga reshjet dhe mungesa e ndërhyrjeve të domosdoshme për
shpëtimin e saj.
Para disa kohëve, punonjës të Institutit të Monumenteve të
Kultit në Shkodër, kanë bërë disa ndërhyrje, të cilat duken
shumë sipërfaqësore duke iu referuar realitetit të kësaj Xhamie
pas reshjeve të fundit.
Në një intervistë të dhënë për Tv1 Channel, Imam Muhamed Sytari
ka fajësuar Bashkinë Shkodër dhe kryetarin e saj, IMK Shkodër
dhe institucionin përgjegjës për Xhaminë e Plumbit për
mosangazhim dhe nëpërkëmbje të theksuar të realitetit të saj.
“Muslimanët duhet ta ngrijnë zërin e tyre më tepër për këtë
xhami me vlera. Kryetari i Bashkisë Shkodër, duhet të hedhë sytë
edhe nga kjo zonë, që është ndër më të vjetrat dhe me një
histori dhe vlerë shpirtërore dhe qytetare të njohur për qytetin
tonë. Nuk jam kundër pedonaleve në lagje të ndryshme të Shkodrës,
por të fillohet nga koka, të ndërtohet dhe të meremetohet rruga
që të shpie te Xhamia e Plumbit, të mos lihet pas dore lagjja e
Tabakëve me vlerat e saj të shumta shpirtërore, qytetare e
kombëtare! Muslimanët duhet t’u dalin për zot vlerave të tyre,
jo t’I lënë në dorë të njerëzve të papërgjegjshëm, të
paqytetëruar e që nuk kanë asnjë lidhje as me qytetarinë
shkodrane, as me vlerat e saj të shumta!”- ka thënë ndër të
tjera Sytari.
Edhe h. Mithat Myftija, imam i xhamisë së Plumbit ka shprehur
indinjatën e tij në lidhje me këtë realitet të Xhamisë dhe krejt
lagjes së lënë pas dore nga të gjitha institucionet e Shkodrës
dhe përtej saj!
Sot pasdreke një grup besimtarësh janë mbledhur në ambientet e
jashtme të kësaj xhamie duke sinjalizuar pakënaqësitë e tyre
ndaj këtij realiteti të hidhur të Xhamisë së Plumbit dhe lagjes
së vjetër të Tabakëve.
V. Mehmeti
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
|
|
|
|



