Muhamed Sytari
thirrës islam
Pengesat e Thirrjes Islame
(Sëmundja e shpirtit dhe e zemrës dhe dobësimi i tyre)

Cilat janë pengesat e thirrjes islame në këtë kohë dhe si mund
të kapërcehen?
"Pengesat janë të shumta, por shumë mirë mund t'i ndajmë në dy
pika:
E para:
Sëmundja e shpirtit dhe e zemrës dhe dobësimi i tyre. Paaftësia
e shpirtit para epsheve, zakoneve, traditave dhe pasimi i
kërkesave të ulëta që lindin dhe zhvillohen pranë mendimit për
interesin vetjak, larg mendjes së pastër dhe gjykimit të drejtë.
E dyta:
Vesveset e të mallkuarit që të zbukurojnë rrugën e shtrembër,
duke e ushqyer atë me gra e pije, me pasuri të dyshimtë e
dëfrime pa kufij.
Të largojnë nga mendja pyetje të tilla, si: Kush jam unë? Kush
më ka krijuar dhe përse? Çfarë duhet të veproj në këtë jetë të
gjatë, ku për çdo ditë duhet të lodhem për veten e familje? Ku
do të shkoj nesër, kur të vdes e të lë këtë jetë?
Nëpërmjet kërkesave të ulëta e nëpërmjet epsheve të lira, të
mbyll syrin për të parë të vërtetën, të shurdhon për të dëgjuar
zërin e arsyes dhe logjikës, të ndalon të përdorësh mendjen si
duhet, etj.
Të gënjen me pije, të lakmon femrën e të bën të mendosh se nuk
ka ringjallje pas kësaj jete, kështu që duhet shfrytëzuar çdo
moment për të ushqyer epshet!
Pra, pengesa e parë është e lidhur me zemrën!
Me atë zemër, që kur të shkëlqen, i largon dhe i hedh larg krejt
pengesat e dorës së parë, pastaj me mendim të drejtë, me dije,
me kohë, me sinqeritet dhe me lutje mund të dëbojë edhe armikun
e dytë, që është shejtani, për të cilin All-llahu (xh.sh) na ka
thënë më tepër se një herë: "O bijtë e Ademit, po a nuk u
dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë
ai është armiku juaj i hapët".[1]
Për fat të keq ky shejtan është dy llojesh:
Lloji i parë është i krijuar nga zjarri, ndërsa lloji i dytë
është i krijuar nga mishi dhe gjaku, nga nana e baba… Njeri!
Për këtë All-llahu (xh. sh.) thotë: "Thuaj: "Mbështetem (mbrohem)
me Zotin e njerëzve.! Sunduesin e njerëzve, të adhuruarin e
njerëzve, prej të keqes së cytësit që fshihet. I cili bën cytje
në zemrat e njerëzve, qoftë ai (cytësi)
nga xhinët o nga njerëzit".[2]
Prandaj, kur të forcohet zemra, ajo ndikon edhe tek gjymtyrët,
duke i ndriçuar ato dhe duke përmirësuar sjelljet e njeriut dhe
jetën e tij. Kështu njerëzit jetojnë të qetë, në jetën e tyre
sundon besimi dhe presin të mira të papërshkrueshme nesër në
jetën e ardhshme. E kundërta e kësaj ndodh atëherë, kur
dobësohet zemra dhe zhytet në epshe, për t'u sunduar dhe
drejtuar nga shejtani, i cili realizon bjerrjen e pashmangshme
të njeriut në të dyja jetët.
A e shihni, se si sot pa asnjë shkak, politika botërore po bën
një kryqëzatë kundër Islamit, sikurse pat filluar këtë gjë që
para shumë shekujsh në vitin 1095![3]
Shoqata të ndryshme amerikane kanë deklaruar pas studimeve të
bëra, se në avionët e përplasur për kullat binjake më 11 shtator
2001, nuk ka pasur asnjë musliman apo arab. Madje këtë gjë e ka
thënë edhe një studiues francez! Atëherë, përse u akuzuan arabët
dhe po luftohen muslimanët kudo? Në të vërtetë, vetëm për
interesat amerikane!
Lufta e njeriut kundra veseve, epsheve e vesveseve të shejtanit
nuk pushon asnjëherë, sa të jetë kjo jetë dhe askush nuk shpëton
prej saj, sikurse nuk mbaron asnjëherë as lufta e pasuesve të
shejtanit kundra njeriut! Ti, si musliman duhet ta mësosh këtë
gjë dhe të jetosh me sy dhe veshë të hapur, me zemër të zgjuar,
me lutje të përhershme ndaj Zotit (xh. sh) për realizimin e
kërkesave tuaja, si dhe të kërkosh prej Tij të të ruajë nga e
keqja e çdo armiku që dëmton.
Ai, që merr pjesë në këtë luftë dhe e fiton atë, do të jetojë me
kënaqësinë e Zotit (xh. sh) dhe nesër në ditën e gjykimit do të
jetë nën hijen e mirësisë së pafundme të All-llahut (xh. sh).
Ndërsa ai që pason epshet e tij, zakonet e gabuara dhe merr
rrugën e gabuar, ai ka humbur këtë jetë dhe të ardhmen.
Si një student që lë shkollën për një lojë a një dëfrim dhe ik
nga mësimi, për të kaluar ditët e tija në dëfrim, gëzim dhe
kënaqësi… Më vonë ai do të pendohet, sapo të vijë provimi!?
Megjithatë provimet në këtë botë, përsëriten në vjeshtë,
përsëritet viti shkollor, përjashtohet studenti nga shkolla e
merret me ndonjë punë… Mirëpo provimi në botën e ardhshme nuk
përsëritet për asnjë arsye.
U zgjata pak në këtë pikë interesante, prandaj mos u mërzit
asnjëherë në thirrjen tënde por mendo se ti je përgjegjës me
mësu e me udhëzu njerëzit në rrugën e drejtë. Në qoftë se pas
udhëzimeve e mësimeve tua, ata nuk mësohen por vazhdojnë në
rrugën e tyre, atëherë ti nuk ke më përgjegjësi.
Nga monografia e thirrësit islam Muhamed Sytari:
“Vehbi
Sulejman Gavoçi- dijetar nga dijetarët e ymmetit”,
Prishtinë 2005.
[1]
Jasinë: 60.
[2]
En- Nas: 1- 6.
[3]
"Asokohe në Francë, Papa Urbani i 2- të, më 27 nëntor të
vitit 1095 mbajti një fjalim përpara një turme të madhe
njerëzish, duke pretenduar se turqit selxhukë, të cilët
kishin nën pushtet Palestinën,
kishin ndotur vendet e shenjta kristiane…Kështu
që nxiti masën e mbledhur për fillimin e një lufte të
shenjtë, d.m.th. një kryqëzate që do të mundësonte
çlirimin e tokës së shenjtë dhe kthimin e saj në duart e
kristianëve…". Për më tepër shih librin: "El- mietul-
evail" të Dr. Majkëll Hart, fq. 158- 159, libër i cili
është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.