Pasurohet biblioteka e xhamisë së Tophanës
(Shkodër, më 17 mars 2010)
Pasdreken e ditës së mërkurë, më 17 mars 2010, zv/drejtori i
Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, dr. Bedri
Telegrafi i shoqëruar nga një pjesë e stafit të këtij
institucioni, ka vizituar xhaminë e Tophanës. Me këtë rast Imam
Muhamed Sytari i ka uruar miqve mirëseardhjen në xhaminë e tij.
Pasi i ka bërë një ekspoze të shkurtër të aktiviteteve të
ndryshme që zhvillohen në këtë xhami, ai i ka njohur
vizitorët edhe me historikun e vjetër të kësaj xhamie, që është
më e lashta e qytetit të ri të Shkodrës.
Më pas, Dr. Telegrafi ka prezantuar paketën me 15 tituj që AIITC
i dhuron bibliotekës së xhamisë Tophanë. Ai ka vlerësuar xhaminë
dhe aktivitetin e saj dhe ka uruar që bashkëpunime të tilla të
vazhdojnë edhe më tej në shërbim të gjallërimit të jetës fetare
e kulturore në xhamitë tona.
Imam Muhamed Sytari ka vlerësuar angazhimet serioze të drejtorit
të AIITC, dr. Ramiz Zekaj, sikurse ka vlerësuar paketën me
librat e dhuruar për bibliotekën e xhamisë Tophanë. Nga ana e
tij, edhe imami i xhamisë Tophanë, Ilir Dizdari ka falënderuar
AIITC për këtë vlerësim bërë xhamisë së Tophanës dhe bibliotekës
së saj.
Ilir Dizdari
![]() |
![]() |
![]() |


