
Copyright 2007-2012

Shejkh Ahmed Keftaro (1912 -
në Universitetin e Milanos, Itali, dhjetor, 1985)
Duke ditur se All-
“Thirr
në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën
më të mirë! Me të vërtetë Zoti yt i di më së miri ata që janë shmangur nga rruga
e Tij, e di më së miri ata, që janë në rrugë të drejtë” -
Madje edhe kur
kemi të bëjmë me njerëz që mund të jenë armiq me ta dhe besimin e tyre, myslimanët
inkurajohen të marrin rrugën e paqes, mirësisë dhe bashkimit, t’u përgjigjen me durim
dhe dashamirësi. All-
Një ekzaminim i përciptë i historisë së hershme islame zbulon shumë shembuj
të shquar të tolerancës islame. Unë do të pëlqeja të prezantoja këtu pak prej tyre,
meqë ato përcaktojnë modele udhëzuese për harmoninë ndërfetare dhe ndihmojnë për
të përgënjeshtruar (hedhur poshtë) keqkuptimet e zakonshme ndaj Islamit si intolerant,
siç pretendojnë një grup ekstremistësh.
Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të), gjatë
jetës së tij si udhëheqës fetar dhe burrë shteti tregoi ndjeshmëri dhe respekt në
trajtimin e “Njerëzve të Librit“, hebrenjve dhe kristianëve.
Në shpirtin e vërtetë
të revelatës hyjnore, Kur’ani i Shenjtë, i cili iu shpall profetit Muhammed, ndaloi
dëmtimin e jomyslimanëve dhe u kërkoi myslimanëve t’i trajtonin ata mirë. Njëherë
ai tha: “Ai që i bën keq një hebreu apo kristiani, do të më këtë mua kundërshtarin
e tij në Ditën e Gjykimit”.
Gjëja e parë që profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të)
bëri pasi u vendos në Medine ku ai ishte ftuar si udhëheqës, qe përfundimi i një
traktati në mes të myslimanëve dhe pasuesve të Librit (hebrenj dhe kristianë) të
atij qyteti. Sipas këtij pakti, myslimanët u garantonin atyre lirinë e besimit dhe
u jepnin të njëjtat të drejta dhe detyra si ato të myslimanëve.
Kur një delegacion
kristian i Abisinisë erdhi në Medine, profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) i ftoi
në xhami dhe u kujdes personalisht për ta. Kur po u shërbente ushqimin, ai tha se
ata kishin qenë shumë bujarë dhe të nderuar ndaj shokëve të tij, të cilët kishin
emigruar më herët në Abisini, saqë ai tani donte t’i nderonte vetë ata.
Kur një delegacion
kristian nga Nexhrani erdhi në Medine, një qytet në jugperëndim të Arabisë, profeti
i mori ata në xhaminë e tij dhe i ftoi të kryenin lutjet e tyre brenda saj. Myslimanët
me profetin faleshin nga njëra anë e xhamisë dhe kristianët nga ana tjetër. Gjatë
vizitës së tyre, profeti diskutoi me ta shumë çështje në mënyrë të sjellshme.
Kur Omer Ibn Al-
Një grua kopte, e sektit kristian
në Egjipt, erdhi tek Omeri të ankohej sepse guvernatori Amr Ibn Al-
“Xhizja”, një taksë e mbledhur nga jomyslimanët në tarifat islame
si shpërblim për mbrojtjen ushtarake dhe përfitimet e tjera të siguruara nga shteti,
ka qenë gjithashtu objekt i keqkuptimit. Kur myslimanët e zbuluan se ata ishin tërhequr
nga qyteti Homs (Siri) dhe nuk mund t’i mbronin më njerëzit atje ashtu siç i kishin
premtuar, ata ua kthyen atyre “xhizjen”.
Një ditë Omer Ibnul-
Zyrat në shtetet islame
iu dhanë atyre që ishin më të kualifikuarit, pavarësisht besimeve ose mjediseve të
tyre. P.sh: Ibn Athal, një mjek kristian, ishte doktori privat i kalifit Muavije,
themeluesit të shtetit Umajad. Një tjetër kalif umajad, Abdul-
Kështu, Islami
u garantoi jomyslimanëve të drejtat e plota me myslimanët në jetën e tyre, lirinë
e tyre dhe posedimet e tyre. Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) thoshte: “Ai që
keqtrajton një jomysliman ose e mbingarkon atë, do të jetë kundërshtari im”. Islami
i lejoi jomyslimanët të jetonin në tokat islame me respekt dhe nder. Ai nuk iu imponoi
veçim, përkundrazi i lejoi jomyslimanët të merrnin pjesë barabar në shoqërinë myslimane,
të merrnin pjesë në aktivitetet në mes myslimanëve sipas udhëzimit të All-
Ditët në
të cilat njerëzimi mund të pranojë thjesht injorancën dhe imitimin e verbër kanë
ikur përgjithmonë! Tani është koha e dijes, dritës dhe së vërtetës: kohë kur njerëzimi
do të pranojë vetëm atë që përputhet me arsyen, logjikën dhe informacionin shkencor.
Njerëzimi ka arritur shumë në përparimin e shkencës dhe luksit material, duke shkuar
shumë larg ëndrrave të njerëzve të shekujve të kaluar. Pavarësisht nga kjo, njerëzimi
tani kërcënohet nga shkatërrimi, nga rreziqet në të dy anët: shpirtëror dhe fizik.
Kohët e fundit problemet e civilizimit modern burojnë nga shpërfillja e All-
Mesazhet hyjnore të All-
Burra e gra besimtarë
duhet të zgjohen, t’i hapin sytë dhe të fillojnë dhe të shohin njëri-
Është koha që
kombet të bashkëpunojnë me dashuri dhe bujari, dhe të bashkohemi së bashku në adhurimin
e një Zoti, Krijuesit të Vetëm të këtij universi, më Mirënjohësit, të gjithë Mëshirshmit.
Duke bërë kështu, ne së fundi do të rijetonim e kuptonim mësimet e profetëve dhe
apostujve të së kaluarës në mënyrë të pajtueshme me realitet e qytetërimit modern,
duke bashkëpunuar për gjëra që ne jemi dakord dhe duke debatuar vëllazërisht rreth
gjërave që ne nuk biem dakord.
Na drejtoftë Zoti nga e mira, për kërkimin e së vërtetës
pa ndonjë paragjykim ose ambicie, me shpirtin e dashurisë, tolerancës e vëllazërisë.
Të gjithë falënderimet dhe lavdërimet qofshin për Zotin, Krijuesin e të gjithë universit.Paqja
qoftë mbi të gjithë ju.
Përktheu nga anglishtja:
Shpresa Bushati