Në pritje të një muaji-nur…

(Mozaik realitetesh) 

Dhe vjen një muaj…

   Njerëzit përballë tij qëndrojnë si para një pasqyre shpirtërore, ku shihen qartë: e bukura dhe e shëmtuara.

   Për disa: muaj i devotshmërisë, i leximit të Kur'anit, i namazeve nëpër xhami të ndryshme, i sadekave e bamirësive të panumërta.

   Për ca të tjerë: muaj i iftareve, i vrapimit sa lart poshtë për të përfituar ndonjë ftesë e, për të bërë, në fund të muajit, bilancin e shijeve dhe llojshmërisë së ushqimeve të tij "ramazanore" …



Shehrun Mubarek!

(Dialog me shpirtin e Ramazanit) 

Në një nga netët e fundit të muajit të madhërueshëm Shaban, ndjeva flladet e Ramazanit, që më sollën pranë zemrës, mendjes e shpirtit tim, vetë shpirtin e Ramazanit të Begatë. Dritat e asaj nate më bashkuan me shpirtin e Ramazanit dhe një sërë pyetjesh m'u mblodhën në zemër, që doemos kërkonin një përgjigje.

   Dialogu me shpirtin e Ramazanit është përherë ngazëllues, ngjall prehje, jep mbarësi, tërheq vëmendjen nga hutimi, fal dhunti, dritëson…

-          O Muaj i begatë,- fillova ta pyes mikun hyjnor- kam dëshirë të di se si parapërgatiten besimtarët, punëtorët, njerëzit e zellshëm, ata të dijes, urtësisë e udhëzimit për të të pritur?



Iftare...

(shpirti i këtij muaji të begatë)

Ajo që më nxiti të ulem e të shkruaj këto rreshta në këtë natë Ramazani (e trembëdhjeta natë e tij) ishte pikërisht ftesa e disa vëllezërve besimtarë për të pirë një çaj, pas namazit të teravisë. Përse? Mendoj se shpirti i këtij muaji të begatë, me të gjithë elementet e tij përbërës, e tejkalon kufirin katër murësh të xhamisë dhe merr të përhapet në çdo skaj të jetës së njerëzve dhe vendbanim-qëndrimeve të tyre. Këtë e kam konstatuar me kohë, por sonte teksa isha ulur në ftesën e çajit, ndjeva se ky shpirt i këtij muaji shumëvlerësh ishte ulur dhe po na e zbukuronte ndenjën dhe bisedën. 



Natë Kadri…

(përjetim bardhësishë) 

Kjo natë erdhi e bardhë!.. Bardhësitë e qiellit, zbritja grupe- grupe e melekëve të dritshëm i dhanë dritë e bardhësi kësaj nate të bardhë…

   Qyteti kishte pushuar, kur dola nga xhamia e Perashit i drejtuar nga qendra. Rrugët dukeshin më të bukura. Prehja e kësaj nate të bardhë i kishte zbukuruar ato me mantelin e kënaqësisë hyjnore, që tashmë kishte mbuluar tokën…

   I vetëm, por nuk ndjeja vetmi. Edhe ndonjë rrugicë e errët dritësonte. Edhe kafshët rrugaçe ishin paqësuar në këtë natë. Ato s'lëndonin njeri….

   Lart në qiell mbizotëronte një qetësi paqeje. Retë e nurshme, ndonëse natë, i shtonin bardhësinë melekore kësaj nate melekësh…



Ishte dritë që dëbonte "hirtësitë"…

("… kështu që të bëheni të devotshëm") 

Akshami i asaj nate erdhi më enigmatik se asnjëherë tjetër…

   Nga dritarja e tij, djali me sy bojë kafe, dalloi se muzgu i asaj dite shoqërohej me një dritësim jo të zakontë, që vijoi më pas me një hirtësim të paparë. Dritësinë e asaj buzënate e kishin parë edhe të tjerë. Edhe atyre u kishte tërhequr vëmendjen dhe i kishte lënë të habitur. Mezi prisnin të nesërmen..!

   Dita e nesërme erdhi. Ishte një ditë Bajrami. Biseda kryesore e njerëzve me buzëqeshje festash në fytyrë, sillej rreth ndodhisë së një nate më parë. Vetëm një plak me mjekër të bardhë, që njihej si "plaku i luleve",