ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

“Njohuri rreth Kur’anit”- aktivitet në medresenë e Shkodrës

(Shkodër, më 20 tetor 2009) 

Ditën e enjte, më 20 tetor 2009, thirrësi islam Muhamed Sytari ka organizuar një aktivitet me nxënës të medresesë, me temë: “Njohuri rreth Kur’anit”.

Aktiviteti, i konceptuar si një tryezë dialogu me në qendër njohuritë e nxënësve medresistë rreth Librit të All-llahut, është kompletuar edhe me ekspozitën “Kur’ani Famëlartë në traditën dhe kulturën e popujve”, pjesë e bibliotekës personale të thirrësit islam Muhamed Sytari, ku janë ekspozuar përkthime të Kur’anit në shumë gjuhë të botës, si ajo kineze, indiane, angleze, italiane (disa versione), franceze, shqiptare (disa versione), turke etj. Pjesë e kësaj ekspozite ka qenë edhe Mus’hafi i përdorur nga dijetari i shquar islam shkodran, Hafiz Halid Bushati.

Aktiviteti në fjalë, është shoqëruar me pyetje të shumta dhe shpjegime të ndryshme rreth temës.

www.muhamedsytari.net