Një yll për detin e diturisë

(Me librin “Ve alejkes-selam”...) 

 

ARTUR TAGANI

Magjister i filozofisё sё fesё

 

 

Falënderime tё pafunda Zotit tё botёrave

– tё Gjithmёshirshmit dhe tё Urtit -

Paqe e bekime mbi Hz. Muhammedin e mbi familjen e tij tё madhe Islame

 

   Dikur, një poet, shkon në breg të detit për të marrё pak frymёzim pёr librin e ri tё tij. Mëngjeseve ecte bregdetit. Një ditë, diku larg, përpara, vëren një siluetë njeriu që gjithnjë e po vinte drejt tij, e cila dukej sikur kërcente. Mendoi se mund të ishte ndonjëri që e pret ditën e re me kërcim. Me afrimin e siluetës vëren se ishte një djalosh, i cili merrte diçka nga bregu dhe e hidhte në det. Poeti i habitur i drejtohet:

-                      Mirëmëngjes djalosh. Çfarë po bën, a mund të të pyes?

   Djaloshi i përgjigjet:

-                      Po hedhi yjet e detit në ujё. Dielli ngrihet dhe uji tërhiqet, nëse nuk i hedh në det, do ngordhin.

   Poeti sёrish i habitur e pyet:

-                      Mirë more djalosh, pa hidh një sy një herë, është një bregdet me kilometra i gjatë dhe i tëri i mbushur me yje deti. Se po hedh ti ndonjë, çfarë ndryshimi do tё ketë?

   Djaloshi, pasi e dëgjoi me kujdes, u përkul dhe mori edhe një tjetër yll deti, e hodhi drejt dallgëve dhe “Pa shiko” i tha poetit, “çfarë ndryshimit ka, nuk e shikon?!...”

 

Zonja dhe zotёrinj

 

   Nё njё shtet si Shqipёria ku gjallёria shpirtёrore u privua prej afro gjysёm shekulli, pritet qё rimёkёmbja e kёtij populli tё zgjasё mё tepёr se ç’mendohet, ashtu si vёshtirёsia e fluturimit tё njё zogu qё del nga kafazi ku kishte kaluar njё kohё tё gjatё.

   Falё Zotit, me ndёrtimin e intitucioneve tё dijes dhe tё ushqimit shpirtёror si xhamitё, medresetё, qendrat Islame, kurset e Kur’anit e shtypi fetar, kёsaj etape kёmbadorase i dhanё sinjalet e para tё finishit. Tashmё shoqёria islame shqiptare ka institucionet e saj mjaft bashkёkohore e komode, gazeta e revista gjithnjё e nё rritje nё sasi e cilёsi.

   Kultura mbi librin, gurthemeli i njё qytetёrimi, dalё nga dalё me kontributin e vyer tё shkrimtarёve tё rinj si rasti i tubimit tё sotёm, na ngjall sa do pak atё nostalgjinё e “trafikut” tё librave tё renesencёs Islame dikur e njё kohё kur myslimanёt vlerёsonin njёri-tjetrin sipas sasisё dhe cilёsisё sё librave qё lexonin, atё kohё kur edhe rrobat qepeshin me xhepa sipas pёrmasave tё librave, atё kohё kur bibliotekat private tё myslimanёve arrinin nё miliona tituj librash, atё kohё lavdie pra kur myslimanёt kishin arritur ta deshifronin enigmёn e urdhёrit tё parё hyjnor “Lexo!”...

 

Tё nderuar pjesmarrёs

 

   Ndёrkohё qё libri nё pёrgjithёsi akoma nuk gёzon ditёt e tij tё bukura, ndёrkohё qё njerёzit qё lexojnё libra shihen si interesantё dhe ndёrkohё qё gjёja e fundit qё shqiptari do blinte do ishte libri, kontributi i Thirrёsit Islam Muhamed Sytari me kёtё punim tё tij tё dhjetё ёshtё i pёrafёrt me atё insistimin e atij djaloshit qё pёrmenda pak mё sipёr; sa do qё realiteti ёshtё i vёshtirё, ai vazhdon tё hedh ndonjë yll në detin e të vërtetës, detin e diturisë, detin e të bukurës, detin e të drejtës, në detin e fesë Islame..

   Duke lexuar librin “Ve alejkes-selam”, pikёsёpari bie nё sy mjeshtria letrare e autorit dhe mёnyra e tё shikuarit bukur teologjikisht; se sa i qetё ёshtё njё njeri qё nё zemrёn e tij ka Islam, sa social, human, i dashuruar me tё vёrtetёn dhe i sёmurё me dijen ёshtё njё mysliman.

   Duke lexuar kёtё libёr çdo njeri kupton se sa qetёsisht mund tё shpjegohet se ç’ёshtё Islami, pa pasur nevojё tё mundohesh t’u kthesh pёrgjigje tё tjerёve se ç’farё nuk ёshtё ai.

   Me librin “Ve alejkes-selam”, autori, mё shumё se duke iu drejtuar njerёzve pёr t’u dhёnё moral e kёshilla, ai u tregon atyre se sa shumё dimensionale dhe se sa shumё ngjyrёshe ёshtё botёkuptimi i njё myslimani tё denjё.

   Kёtё libёr e shikoj si pёrshkrimin e njё dite prej ditёve tё autorit. I ulur nё mexhlisin e dijetarёve tё mёdhenj si: Shejh Ahmed Keftaro, Haxhi Vehbi Sulejman Gavoçi, Osman Nuri Topbash e Dr. Ramadan el-Buti dhe nё praninё e njerёzve tё mirё si Faik Luli e H. Sabri Koçi sikur ka derdhur ndjenjat e tij mbi njё letёr..

   Ky libёr ёshtё njё dёshmues i mirё i autorit se sa e ka respektuar “nёnvizimin” e All-llahut qё bёn pёr Profetin e dashur Muhammedin a.s. kur thotё pёr tё se ai ёshtё “shembulli mё i pёrkryer”. Autori i kёtij libri, ka treguar se sa tё pandashёm nga jeta e pёrditshme e ka figurёn e Muhammedit a.s. dhe se sa besnik i qëndron atij.

   Me kontributin e tij tё vyer nё fushёn e shkrimeve, me oratorinё e tij nё tubime tё ndryshme dhe me sjelljen e tij nё jetёn e pёrditshme ka treguar se ai me tё drejtё t’i kthente selamin Muhammedit (a.s.): “Ve alejke-selam ja Resulall-llah”.

 

   I uroj autorit tё librit, kolegut tim Muhamed Sytari, tё vazhdojё kёshtu, siç e ka bёrё traditё me vepra tё tilla tё bukura qё ia vlen shijimi i tyre, sa do qё shumё njerёz akoma vazhdojnё tё ankohen pёr bregdetin e gjatë me kilometra dhe tё tërin tё mbushur me yje deti...

   All-llahu ia shtoftё vullnetin!

 

Ju faleminderit!