Nё shiritin e nurtё tё njё dite Bajrami...
(...Na mundёsojnё tё rinovojmё besёn me Zotin e gjithёsisё dhe tё ruajmё identitetin tonё fetar...)
Imam Muhamed
Sytari
Ramazani, muaji i pёrkushtimit dhe adhurimeve tё sinqerta,
ishte bёrё gati tё udhёtonte drejt hapёsirave ndёrmjetёsuese me
Zotin e gjithёsisё, kur ca pikla shiu morёn tё gjallёronin tokёn
nё kёtё prag-feste... U bёnё shoqёrueset e tij drejt stacioneve
tё bardhёsisё, nё sixhilet e kohёs, nё gjirin e sё cilёs ruhet
çdo gjё qё mё pas do tё kthehet nё dёshmitarё... Dёshmitarё tё
kohёs, tё jetёs, i tё sё ardhmes tё pёrjetshme...
Nga dritarja e dhomёs sё librave, zhurma relaksuese e shiut tё
imёt qё bie nga lart, mё merr me vete nё krahёt e historisё
drejt njё vendi e njё kohe, ndryshe nga ky vend e kjo kohё...
Aty ёshtё babai i dytё i njerёzimit, Hz. Nuhi... Asokohe, ai i
ftonte njerёzit e hutuar drejt besimit dhe udhёzimit hyjnor.
Libri, dёshmon pёr tё: “Ai tha: O populli im, unë jam i dërguar
te ju, jam i qartë. Adhurojeni All-llahun, kini frikë prej Tij
dhe mua më dëgjoni!”[1]. Por, ata nuk e dёgjuan
dhe nuk iu bindёn... Sa mjerё pёr ta! E hidhёruan tё dёrguarin e
Tё Vetmit Fuqiplotё, saqё i dёshpёruar iu drejtua Zotit tё tij:
“O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën. Por thirrja
ime vetëm ua shtoi ikjen... Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit
tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me
bollëk...”[2]! U bёnte thirrje pёr t’u
kthyer nga besimi dhe drita e teuhidit, u tregonte rrugёt e
istigfarit si fenerё ndriçues pёr udhёtarёt, por ata... nuk
kuptonin se frutet e istigfarit tё sinqertё janё tё shumta e tё
pakufijshme. Ato janё argumente tё natyrshme tё pranimit dhe pёlqimit
hyjnor. Nё mes tyre ёshtё edhe “shiu i bollshёm”, tamam si ai qё
ra natёn e Fitёr Bajramit, teksa njerёzit bёheshin gati pёr t’u
zgjuar pёr namazin e sabahut dhe ceremoninё e Bajramit...
Shiu qё ra, sikur e vulosi me “pёlqim e pranim” adhurimin e njё
muaji tё tёrё, qё tashmё u kthye nё “kohё tё shkuar”. Ramazani
shkoi dhe hёna e re e muajit Shevval solli me vete edhe reshjet
e para tё begatisё e gjallёrisё...
Ora 5 e 50 minuta. Ikameti fton besimtarёt tё bёhen gati pёr
namazin e sabahut, tё cilin e falim sё bashku nёn drejtimin e
imamit tё xhamisё. Momenti i ikametit i pёrngjet lajmёrimit pёr
t’u pёrgatitur pёr njё garё, ku tё gjithё rreshtohen me vёshtrimet
e tyre drejt njё finishi, para tё cilit tё gjithё mbёrrijnё
fitimtarё... Nё fund, atyre nuk u matet koha dhe shpejtёsia, por
cilёsia dhe sinqeriteti i drejtimit...
Ora 6 e mёngjesit. Nga foltorja e xhamisё, njerёzit mё shfaqen
tё ndryshёm. Ka prej tyre qё vёshtrojnё drejt meje dhe presin
fillimin e dersit tё Fitёr Bajramit. Disa tё tjerё, akoma luten
nё pёrshpirtёsinё e kёsaj dite. Diku mё tej, ata qё kanё ardhur
me vonesё, marrin tё falen me tё shpejtё pёr tё zёnё kohёn e
sabahut qё tashmё afrohet minutё pas minute me kohёn e namazit
tё Bajramit. Duket se edhe vetё minutat, mezi presin tё kalojnё
njёra-tjetrёn pёr t’i lёnё vendin momenteve tё Fitrit...
Nga pozita e vaizit u uroj pёrzemёrsisht kёtё ditё feste. Dhe
ndalem pak. Mendoj. Dje, nё kёtё kohё e kishim tё ndaluar
ushqimin dhe pijen. Ishte agjёrim! Sot, nё tё njёjtёn kohё, e
kemi ndaluar agjёrimin! Ёshtё Bajram! Subhanall-llah! Dhe, duke
respektuar kёtё vullnet hyjnor, me gotёn e ujit nё dorё, duke dёshmuar
fitrin, u them me gojёn plot: “Gёzuar Fitёr Bajramin”!
Minutat kalojnё dhe xhamia sa vjen e mbushet, saqё nё njё
moment, ca tё rinj qё kanё ardhur pak mё vonё se tё tjerёt, janё
tё detyruar tё qёndrojnё jashtё, te pragu i derёs... Shkodra sot
ka festё, ka Bajram. Shkodranёt vrapojnё drejt xhamive pёr t’u
falur, pёr t’u lutur, pёr tё dёgjuar kёshillat fetare tё kёsaj
dite, pёr t’u pёrshёndetur me njёri-tjetrin, pёr tё marrё
bekimet e xhamisё, ato tё Ramazanit qё sapo shkoi dhe,
natyrshёm, ato tё kёsaj feste qё vjen njё herё nё çdo vit, me
bekimet dhe mirёsitё e saj...
Ora 6 e 50. Ёshtё koha tё largohem nga xhamia e qendrёs sё
qytetit, drejt xhamisё sё Parrucёs. Aty do tё zhvillohet
ceremonia zyrtare e kёsaj dite. Pas pak minutash do tё falet
namazi i Fitrit. Pas pak minutash, nga njё tjetёr foltore do tё
pёrcjell urimet dhe lutjet e kёsaj dite festive para atyre
qindra besimtarё e besimtare qё kanё dalё nga shtёpitё e tyre
drejt shtёpive tё All-llahut, pёr tё kёrkuar pёlqimin dhe
dashurinё e Tij...
Nё hyrje tё xhamisё sё Parrucёs, hapёsirat pёr tё lёvizur janё
tё vogla. Ёshtё mbushur plot tё rinj besimtarё. Ka edhe prej
atyre qё asnjёherё nuk ia kanё kthyer shpinёn xhamisё sё rinisё
sё tyre. E kanё simbol tё shenjtё tё besimit e tё fesё xhaminё e
Parrucёs. Nuk e lёnё vetёm asnjёherё xhaminё e tyre, besnikёt e
vjetёr tё saj...
Nga kursija e dersit, imami i xhamisё i lajmёron tё pranishmit
pёr afrimin e kohёs sё namazit me shumё tekbire. U shpjegon
mёnyrёn se si falet ai dhe merr tё zbresё...
“All-llahu ekber”... Teksa drejtoj faljen e kёtij Bajrami, aty,
nё mihrabin e xhamisё sё Parrucёs, para syve tё mi, si nё njё
shirit tё nurtё, shfaqen momentet mё tё bukura e plot emocion tё
kaluara nё muajin e Kur’anit. Sa tё shumta janё..! Mё shfaqet
drita e Ramazanit, qё tashmё ёshtё larguar nga ne. Sё bashku me
tё, mblidhen nё njё pikё tё vetme krejt angazhimet e sinqerta tё
çdo dite prej ditёve tё tij dhe... pёr njё moment, mihrabi i
xhamisё sё Parrucёs bёhet dritё si drita e bardhё me tё cilёn na
rrethoi ai, muaji i feksimeve hyjnore...
I shoqёruar nga tekbiret, qё mbushin atmosferёn gjithandej,
ngjitem nё shkallёt e minberit tё gurtё tё xhamisё me histori
hoxhallarёsh tё vjetёr shkodranё...
Mesazhet e Fitёr Bajramit pёrveçse udhёzojnё besimtarёt, hapin
para syve tё tyre edhe dritare tё reja, nga tё cilat u mundёsohet
tё vёshtrojnё pёrtej realiteteve ku jetojnё. Na japin mundёsinё
tё ndryshojmё diçka, secili nё jetёn e tij! Na mundёsojnё tё
rinovojmё besёn me Zotin e gjithёsisё dhe tё ruajmё identitetin
tonё fetar, qё qёndron mbi çdo gjё tjetёr nё kёtё botё! Na
mundёsojmё tё shohim veten nё pasqyrёn e besimit, afrimit me Mёshiruesin
dhe.., tё ndalim hapat e hutuar nё rrugёtimet e kёsaj bote tё pёrkohshme...
Ёshtё Fitёr Bajram! Njerёzit festojnё. Natyrshёm, secili prej
nesh ka marrё diçka tё tё pazёvendёsueshme nga muaji i
mrekullive dhe ngjarjeve tё mёdha. Secili prej nesh shpreson se
Ramazani qё sapo shkoi, do tё jetё njё ndёrmjetёsues i
rёndёsishёm nё ditёn kur, asgjё pёrveç punёve tё mira, nuk do tё
vlejё... dhe natyrshёm gёzohet nё ditёn e festёs sё Fitrit...
Gёzuar dhe pёr shumё mot, Fitёr Bajramin!
Shkodёr, mё 9 shtator 2010
Dita e parё e Fitёr Bajramit
[1]
Kur’ani, Nuh, 2-3.
[2] Kur’ani, Nuh, 5-6 dhe 11.
|
|
|
|