ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Nё mihrabin e dashurisё…

(U luta pёr veten, edhe pёr ata u luta!) 

Nё mihrabin e dashurisё…


Jam lutur
                nё mihrabin e dashurisё
i vetёm, se vetёm ajo
                shok m’u bё…
Kur shokёt, mihrabin thyen
                tё tjera dashuri lidhёn…
Sa keq!
                Kush me mihrabin e dashurisё luan!
U luta pёr veten,
                edhe pёr ata u luta!
Ca drita ndriçuan
                nё mihrab tё zemrёs
e zemra nur u bё
                me dritё mihrabesh, nur…
 



Drejt Nurit Tёnd


Asnjёherё s’u lodha duke tё kёrkuar,
                dashuria pёr Ty mё mban…
Asnjёherё s’u lodha duke tё kёrkuar,
                shumё afёr tё kam, sa pranё!
Do vij drejt Teje,
                horizonti-nur mё thёrret
U lodha nёpёr natё,
                durimi m’ёshtё sosur
Drejt Teje po nisem
                rrugё drite, o Nur!
Prapa lё dhelpra, çakej,
                edhe me zile gjarpёrinj…
Rrugёt e dritёs mё thёrrasin,
                nga pas dhelprat mё tёrheqin…
O Nur, drejt Nurit Tёnd dua,
                jo natё dhelprash..!

 


Imam Muhamed Sytari