Muhamed Sytari
thirrës islam
Muslimanë
të botës bashkohuni![1]
(Dhe kapuni që të gjithë për litarin (fenë e Kur'anin) e All- llahut e mos u përçani)
Dr.
Muhammed Said Ramadan el-Buti
Muslimanë të
botës!
Ju jeni
njerëzit më të pasur në botë, me të gjitha pasuritë që
Zoti ka vendosur në vendet tuaja.
Ju jeni njerëzit më të fortë, me gjithë shenjat e
bashkimit dhe vëllazërimit që keni ndërmjet vete.
Ju jeni
njerëzit më krenarë, me gjithë vlerat e moralit të shëndoshë
njerëzor, bazat e civilizimit
të pashembullt dhe besimit të forte, përpara të cilit
shkenca po gjunjëzohet.
Pa dyshim se
këto tri veçori ju bëjnë kandidatë për të kryesuar qendrën e
udhëheqjes në rangun e familjes botërore, në qoftë se ju punoni
të bazuar në to dhe përfitoni prej tyre.
Mirëpo ju
vendosët që të largoheni nga këto tri veçori, atëherë kur morët
vendimin për t'u ndarë e përçarë me njëri- tjetrin, në vend të
afrimit të urreheni, në vend të dashurisë të justifikonit
shkaqet e ndarjes, në vend që të punonit me të gjitha ato
mundësi që keni përpara për tolerancë e solidaritet.
Nëpërmjet
hungërimave tuaja, që ngrihen përherë e më shumë nga përçarjet
që keni ndërmjet jush, bota harroi rolin e çuditshëm të Islamit
në bashkimin e fiseve kundërshtare, afrimin e zemrave të
larguara nga njëra- tjetra…
Ndërsa sot
realiteti juaj dëshmon për largimin tuaj nga vëllazërimi, duke
copëtuar gjymtyrët e njëri- tjetrit përditë e më shumë, ndërkohë
që ju, një ditë prej ditësh ishit si një trup i vetëm.
Çmimi me të
cilin shitët pasuritë tuaja të dukshme e të padukshme, ishte
shumë i lirë për t'u larguar nga qendra juaj e civilizimit dhe
nga burimi i forcës tuaj, për të cilën ju dëshmuan shekujt e
kaluar. Nuk e di, pse sot rënkoni?
A rënkoni
pse u penduat nga veprimi juaj, duke shitur me çmim të lirë? Apo
rënkoni nga ngarkesat e rënda, që po ju marrin shpirtin duke ju
shtrënguar në fyt?
Me çfarë logjike punoni, o muslimanë?
Nëse
vazhdoni të punoni me logjikën e Islamit tuaj, për të cilën
dhatë edhe besën, atëherë dijeni se Islami juaj vazhdon t'ju
thërrasë, duke ju thënë: {Dhe kapuni që të gjithë për litarin (fenë
e Kur'anin) e All- llahut e mos u përçani…}.[2]
Ndërkohë që
ndjek me paralajmërimin e tij, duke ju thënë: {E mos u përçani
në mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë…}.[3]
Por nëse ju
punoni me logjikën e interesave, atëherë dijeni se asnjeri,
madje as edhe një i marrë, nuk është i paditur në faktin se
interesat tuaja janë të lidhura ngusht me bashkimin dhe
tolerancën tuaj.
E nëse do të
punoni me logjikën e atdhetarizmave, ta gëzoni atëherë shtimin e
përçarjes dhe zvogëlimit dhe ta dini mirë se logjika e
atdhetarizmave ka qenë dhe vazhdon të jetë arma, me të cilën
Britania çau bashkimin tuaj dhe prishi bukurinë e kalifatit tuaj
drejtues.
O muslimanë
të botës!
Ta dini se
nuk ka ilaç më të përshtatshëm për sëmundjet tuaja, nga të cilat
rënkoni e bërtitni, nga të cilat vuani varfërinë e skamjen,
ndonëse ju jeni pasanikët më të mëdhenj të botës, se sa kthimi
juaj nga bashkimi dhe vëllazëria juaj e mëparshme.
Mirëpo ju,
nuk do të mund të ktheheni aty, vetëm nëse ju tërheq një vijë e
përbashkët, që s'është për ju vetëm se sinqeriteti dhe
vërtetësia e të anëtarësuarit në Islamin tuaj.
E në qoftë
se do të jetë e vështirë për ju të ecurit në këtë vijë të drejtë
dhe do të mjaftoheni vetëm më thirrjet dhe emblemat e ndryshme,
rreth sinqeritetit në marrëdhëniet me All- llahun, ju do të
ndesheni me doza edhe më të rënda të ndarjes dhe përçarjes
ndërmjet jush.
Ndërkohë që
globalizmi perëndimor do t'ju ketë përpirë, ndërsa "sistemi
i ri botëror i tregtisë", pasi t'ju ketë paralizuar, do
t'ju tërheqë pas vetes, duke ju bërë një copë të vogël e një
telekomande, që sillet në orbitën e interesave perëndimore.
Pastaj do të
keni mundësi të dëgjoni fjalën e kohës, që përkthen për ju
shprehjen e artë të Hz. Omerit (r.a): "Ne jemi një popull, që na
ka lartësuar All- llahu me Islam dhe sado që ta kërkojmë
lartësinë me atë që s'na ka lartësuar All- llahu me të, Do të na
përulë".
Përktheu nga arabishtja
dhe
përshtati në shqip
Muhamed Sytari
[1]
Kjo temë është marrë nga rubrika:
"Fjala e muajit" në websitin e dijetarit dhe mendimtarit
të nderuar, www.bouti.com.
[2]
Ali Imran: 103.
[3]
El-Enfal: 46.