Muhamed Sytari
thirrës islam
Në pritje të një muaji-nur…
Shehrun Mubarek!
Iftare...
Natë Kadri…
Ishte dritë që dëbonte "hirtësitë"…
Në pritje të
një muaji-nur…
(Mozaik realitetesh)
"Profeti (a.s) bënte adhurim gjatë muajit të Ramazanit,
atë që nuk e bënte ditëve të tjera dhe muajve të tjerë.
Ndërsa në dhjetë ditët e fundit
bënte
adhurim më shumë se ditëve të tjera"
Muslimi
nga
Aishja (r.a)
Dhe vjen një
muaj…
Njerëzit
përballë tij qëndrojnë si para një pasqyre shpirtërore, ku
shihen qartë: e bukura dhe e shëmtuara.
Për disa:
muaj i devotshmërisë, i leximit të Kur'anit, i namazeve nëpër
xhami të ndryshme, i sadekave e bamirësive të panumërta.
Për ca të
tjerë: muaj i iftareve, i vrapimit sa lart poshtë për të
përfituar ndonjë ftesë e, për të bërë, në fund të muajit,
bilancin e shijeve dhe llojshmërisë së ushqimeve të tij "ramazanore"
…
Për disa:
muaj i teravisë, 20 rekate të ëmbla e çlodhëse për zemrën (sunnetun
muekkedetun), trupin e mendjen, pas një dite plot sakrifica
e luftë me nefsin urdhërues për keq dhe urdhëruesit për keq, nga
njerëzit-shejtanë të palidhur, në një shoqëri me tendenca
diabolike…
Për ca të
tjerë: muaj i zhurmave
dhe debateve shterpë rreth numrave 8, 20, 36 apo hiç fare …
Për disa:
muaj i dëshirës për t'u afruar me All- llahun, Krijuesin e
gjithësisë dhe Furnizuesin e tyre, me tilavetin e Kur'anit, me
tes'bihët plot dhikër, me buzëqeshjet ndaj krijesave të Tij, me
iftaret për besimtarët…
Për ca të
tjerë: muaj i përgojimit të besimtarëve nëpërmjet gazetave dhe
televizioneve: "një plak që për të agjëruar nuk merr ilaçet, se
e ndëshkon All- llahu", një tjetër, që "familja e detyron të
agjërojë, se tavolina
shtrohet vetëm në iftar", …
Për disa:
muaj i pendesës dhe i lutjes me një pikë loti në sy, për të
kaluarën, për vesin, për sjelljen, për mendimin e keq, për
paragjykimin, për thashethemin, për…
Për ca të
tjerë: muaj i egoizmit dhe i shfrytëzimit të agjërimit (më
shumë formal), për të shfaqur shenjat e "devotshmërisë"
përpara një "xhemati", që as nuk vlen as nuk dëmton…
Për disa:
muaj i shtimit të heshtjes, cilësisë së të urtëve, shoqëruar me
mendimin e thellë në mrekullitë e All- llahut përreth nesh a
shenjave të Tij në univers, me të cilat tërheq vëmendjen e
njerëzimit, këtij njerëzimi që shkon çdo ditë drejt humnerës së
mosbesimit a paganizmit të zbukuruar me elementë monoteistë,
ndonëse shenjat po mbushin horizontet…
Për ca të
tjerë: muaj i dëfrimit të shfrenuar, i ngrënies dhe pirjes në
mes të ditës, i shfaqjes së "dhimbjeve të stomakut", "të
marramendjes", "të paaftësisë fizike", "të asfiksimit", "të
pamundësisë për të lënë duhanin", e një sërë bashkim shkronjash
brenda dy thonjëzave me pika zifti…
Për disa:
muaj i kërkimit të mëshirës dhe mirësisë së All- llahut, me
lutje, agjërim të dëshiruar, i zgjimit në syfyr për të pritur
edhe ezanin e sabahut dhe çka e pason atë, ezanin e akshamit dhe
çka vjen pas tij, me…
Për ca të
tjerë: muaj i zgjimit rutin nga gjumi, në mes të natës, për t'u
ulur me sy dhe duar të palara në një tryezë të vdekur ushqimi e,
për të vazhduar më pas gjumin me një kokërr orizi ndër dhëmbë… I
pritjes së iftarit me shfryrje nervash, me britma dhe ulurima e,
pasim i tij, me biseda të stërgjatura pa bereqet e shenjë
mbarësie, plot thashetheme e marrje njerëzish nëpër gojë, i…
Për disa:
muaj i shumëpritur, i shumëdëshiruar...
Për ca të
tjerë: muaj i zakonshëm, por dhe imponues...
Për disa:
muaj i ndryshimit të programeve vetjake e familjare, i një farë
risistemimi në jetë, i një mundësie për të provuar ndryshimin,
që Vetë All- llahu begaton me te robët e Tij të përkushtuar ndaj
sistemit hyjnor.
Për ca të
tjerë: një muaj i rëndomtë e plot bezdi për anarshinë, që ka
përfshirë ditët e tyre, mendësitë e tyre, veprimet e tyre, vetë
ata.
Kështu, vjen
një muaj…
Një muaj në
të cilin gjendet një natë, e cila është më e mirë se një mijë
muaj, për ata, që mundohen ta fitojnë atë, që e kërkojnë atë, që
familjarizohen me të, që mezi presin ardhjen e saj dhe
kënaqësive shpirtërore, që ajo bart me vete… Sa të shumta
janë!..
Një muaj, në
të cilin lidhen shejtanët, por jo nefsi urdhërues për keq, që
lind atë ndjenjë të hirtë, e cila i nxit njerëzit për të dalë
nga natyra e tyre e pastër me të cilën janë brumosur kohë para
ardhjes në këtë botë, nga rregullat e mirësisë, etikës humane,
dijes së vlefshme, përkushtimit të sinqertë…
Një muaj, në
të cilin hapen dyert e mëshirës, faljes dhe lirimit nga dënimi i
All- llahut Fuqiplotë. Është muaj gare…
Një muaj, ku
zemra gëzon. Lirohet nga prangat e rutinizmit të ditëve të
zakonshme, rinohet me përmendjen e All- llahut, rritet me
ndjesinë e flladeve hyjnore plot mëshirë e falje, që e
përshkojnë, teksa i zoti përgjërohet me lot në sy para derës së
All- llahut…
Dhe vjen një
muaj…
Se si m'u
kujtua Muaji i Madhërueshëm i Ramazanit, në këtë natë të 25
Rexhebit (një natë para
Israsë dhe Miraxhit)… Një muaj që sjell nur… për ata që e
duan dhe e kërkojnë nurin… që duan të bëhen nur..!
Muhamed Sytari
Shkodër, më 30. 08. 2005